Vende

Disa nga plazhet më të lira për t’u vizituar, mes tyre dhe Ksamili


Plazhi është gjithmonë një destinacion i preferuar për turistët. Por cilat janë disa nga plazhet më të lira?

Më poshtë ju tregojmë disa nga destinacionet ku mund të gjeni çmime të lira dhe plazhe të mrekullueshme.

La Jolla, San Diego, Kaliforni

I njohur për bregdetin e thyer dhe shkëmbor,  La Jolla është një vend i përsosur për t’u arratisur.

Parkimi fillon nga 10 dollarë. Ushqimi gjithashtu është i lirë, ndërsa pamja e oqeanit e mrekullueshme. Restorantet shërbejnë vakte, duke filluar nga 11 dollarë.

Plazhi i Shën Petit, Florida

Një nga plazhet më të lira në Amerikë është plazhi i Shën Petit në Florida.

Koha më e arsyeshme për të vizituar Shën Petin me familjen dhe për të qëndruar në hotel është gjatë muajit gusht.

Ka kaq shumë për të bërë këtu. Për pushimet familjare, kostoja e ushqimit dhe aktiviteteve do të fillonte nga 128 dollarë në ditë.

Monterey, Kaliforni

Qyteti i Monterey-t ofron një pamje të bukur të perëndimit të diellit dhe është një nga qytetet më të mrekullueshme në Kaliforni.

Vargmalet malore ndërthuren natyrshëm me detin. Një vend i qetë, i cili ofron çmime fantastike.

Pacific Gardens Inn është një hotel luksoz i rekomandueshëm për të qëndruar. Parkimi është falas, ndërsa çmimet e dhomave fillojnë nga 100 dollarë për natë, me mëngjes të përfshirë.

Plazhi i Ksamilit, Shqipëri

Ksamili është me të vërtetë një perlë e Shqipërisë me shumë plazhe të virgjëra dhe akomodime të shkëlqyera.

Në krye të listës është Hotel Livia me dizajn tradicional shqiptar. Dhomat në këtë hotel fillojnë nga 39 dollarë për natë.

Përveç këtyre, jeta e natës në Ksamil është gjithashtu tepër argëtuese.

Sitges, Spanjë

Një nga destinacionet më të përballueshme të plazhit në Evropë është Sitges, i vendosur në Costa Brava, Spanjë.

Turistët nga Barcelona mund të marrin trenin ose autobusin, i cili kushton nga tre në gjashtë euro dhe është rreth 30 deri në 45 minuta udhëtim.

Menutë në plazhin Sitges fillojnë nga 10 euro pjata.

Turistët gjithashtu mund të gjejnë strehim për 20 euro për natë.

Gjithashtu ofrohen festivale falas dhe muze që ju mund të eksploroni.

Hotel Salsello, Puglia, Itali

Puglia është një nga destinacionet më të lira në Itali.

Kjo është arsyeja pse vizita këtu do të ishte më e lirë sepse nuk është shumë e mbushur me njerëz. Ka shumë plazhe brenda qytetit, shumica e të cilave janë shumë më pak të kushtueshme, duke përfshirë Hotel Saltillo.

Çmimet e dhomave fillojnë nga 37 dollarë për natë me mëngjes falas.

Ishulli Koh Rong, Kamboxhia

Një destinacion i favorshëm për buxhetin tuaj. Turistët mund të pinë një pije dhe vakt për një deri në pesë dollarë.

Shumica e turneve në ishull janë të kushtueshme, por mysafirët tashmë mund të shijojnë për pesë dollarë turneun.

Për akomodimin, çmimet e hoteleve variojnë nga 19 deri në 110 dollarë për natë.

Perhentian, Malajzi

Një nga destinacionet për të mos humbur është ishulli Perhentian në Malajzi. Ishulli përbëhet nga disa plazhe, prandaj aktiviteti më i mirë për të bërë këtu është hopping në plazh.

Biletat e lundrimit do të fillojnë nga 17,10 dollarë. Për akomodim, Coral Beach ofron një shtëpi me prej 12 dollarësh. Ushqimi është gjithashtu më i lirë.

Canggu, Bali, Indonezi

Plazhi Nelayan në Canggu nuk është ende plotësisht i zhvilluar, kështu që është një vend i përsosur për not dhe është i lirë, pasi nuk ka shumë pajisje ose aktivitete këtu, përveç surfimit, fluturimit me kite dhe notit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore