
Ambasadori i Arabisë Saudite, Muhammad Al-Qahtani ndërroi jetë gjatë fjalimit të tij në konferencën arabo-afrikane në Kajro.
Fjalët e fundit të cilat deklaroi diplomati ishin lavde në drejtim të presidentit egjiptian Abdel Fattah.
“Mbështetësi i njerëzve dhe një njeri i paqes”, tha Al-Qahtani, para se të rrëzohej dhe të vdiste.
Ngjarjet u dokumentuan në video dhe qarkulluan në rrjetet sociale.
Në video, shihet se si diplomati bie në tokë teksa mbante fjalimin e tij në një podium.
Në shesh ndodheshin dhjetëra persona që shikonin të shtangur vdekjen e ambasadorit saudit.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkakun e vdekjes.
Megjithatë, përdoruesit e internetit theksojnë se mund të ketë qenë arrest kardiak.
“Vdekje e papritur. Arresti kardiak është normal, mijëra raste çdo ditë”, tha një përdorues në Twitter.
Përdorues të tjerë theksuan se disa sëmundje kronike mund të jenë shkaku i vdekjes së zyrtarit.
Muhammad Al-Qahtani ishte një profesor i ekonomisë.
Gjithashtu, ai u njoh si themeluesi i organizatës saudite të të drejtave të njeriut të quajtur “Shoqata për të Drejtat Civile dhe Politike të Arabisë Saudite” (ACPRA).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
KFOR-i është gati për çdo situatë që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë, thotë komandanti Ulutas
-
Haradinaj kujton Deklaratën Universale: Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut
-
Ambasadori amerikan u shpjegon politikanëve ashpërsinë e sanksioneve ekonomike
-
Arrestohet një person për zjarrvënie të qëllimshme në Zubin Potok
Lajmet kryesore
-
Ambasadori amerikan u shpjegon politikanëve ashpërsinë e sanksioneve ekonomike
-
Në ditën e të drejtave të njeriut, Begaj kujton 75-vjetorin e Deklaratës Universale: Shënjoi historinë
-
Shqipëria është kthyer në parajsën e re të pensionistëve italianë
-
Pretendimi i “DeepCapture”: Smith kërkoi ryshfet prej 100 milionë dollarësh