Diplomacia amerikane “distancohet” sërish nga Berisha: Nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet me figura të tilla

Diplomacia amerikane është distancuar sërish nga ish-kryeministri Sali Berisha duke theksuar se “nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri”.
Lajmi u bë i ditur nga ambasada amerikane në Tiranë, duke cituar njoftimin për mediat.
Në deklaratë, ambasada ravijëzon po ashtu se nuk është roli i saj që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri.
Kjo, lidhur me situatën e tensionuar prej kohësh brenda grupit opozitar më të madh, Partisë Demokratike të Shqipërisë.
“Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”, u shpreh diplomacia amerikane.
Sipas ambasadës, Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme.
Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi, vërejti diplomacia amerikane në reagimin e saj për mediat.
19 maji shënon një ditë kalendarike të zakonshme si të gjithë të tjerat.
Por, jo për Sali Berishën dhe historinë e politikës në Shqipëri.
Në këtë datë, plot 2 vite më parë, ish-presidenti, ish-kryeministri, dhe ish-kreu i Partisë Demokratike u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) duke u bërë kështu figura më e lartë që akuzohet nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion.
Përpos njollës së zezë, ky vendim do të shërbente dhe si “shkak” për të tatëpjetën e opozitës në vend.
Fill pas njohjes me shpalljen, kryetari i asokohe i selisë blu, Lulzim Basha, do të përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar demokrat.
Ky i fundit do të niste një tur, që më vonë u quajt si Foltorja.
Qytetarët e vendit përgjatë kësaj periudhe kohore panë akuza dhe kundërakuza që nuk ishin dëgjuar më parë.
Basha që për herë të parë artikulonte fjali që sulmonin Berishën për 21 janarin. Ai e akuzoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë për vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm.
Berisha, nga ana tjetër, që deri një vit më parë nuk kishte qenë në dijeni të financimit rus të PD-së, kujtohet për ta lënë topin në portën e Bashës.
E kështu vijoi situata në PD me Kongrese dhe Kuvende.
Berisha angazhon lobistin e diktatorëve për të hetuar shpalljen non grata
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Basha takon Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar: Mbështesim SPAK në luftën antikorrupsion
-
Miratohet Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare
-
Manja ‘shmang’ akuzat për çështjen Beleri, amnistia mund të përfshijë 600 të dënuar
-
Kaosi në Kuvend, përjashtohen Sali Berisha dhe 5 deputetë të opozitës