Stil

Dior zgjedh Athinën për koleksionin e ri


Pas prezantimit në Leçe të Italisë verën e kaluar, “Dior” do të organizojë një paradë mode në Athinë më 17 qershor për të zbuluar një koleksion të ri.

“Shtëpia e Modës ka zgjedhur Athinën, një destinacion i jashtëzakonshëm, djep i civilizimit perëndimor dhe arteve europiane, për koleksionin 2022, imagjinuar nga krijuesja italiane e koleksionit për femra Maria Grazia Chiuri”, sipas një komunikate.

Dior do të prezantojë koleksionin e saj “Croisière 2022”. Shtëpia e modës ka zgjedhur Athinën si një destinacion të jashtëzakonshëm, djep i qytetërimit perëndimor dhe arteve evropiane.

Ashtu si vitin e kaluar, zgjedhja e destinacionit synon të promovojë kreativitetin e artistëve dhe artizanëve vendas, të goditur rëndë nga kriza shëndetësore.

Shfaqja do të paraqesë krijimet e stilistes italiane Maria Grazia Chiuri. Përgjithësisht shtëpitë e mëdha të modës franceze organizojnë zakonisht shfaqje të tilla, kryesisht jashtë vendit.

Koleksioni i mëparshëm i Dior u  prezantua në sheshin qendror të Leçes në  Itali, më 22 korrik 2020 dhe që atëherë, keto aktivitete janë zhvilluar virtualisht.

Shfaqja që do të zhvillohet në kryeqytetin Grek do të jetë në përputhje të plotë me masat shëndetësore anti-Covid në fuqi.

Kjo zgjedhje synon “promovimin e krijimtarisë së artistëve dhe artizanëve vendas”, të prekur rëndë nga kriza shëndetësore. Shtëpia e modës gjithashtu do të përkujtojë sesion fotografik “ikonik” të rrobave nga themeluesi i saj, Christian Dior, në Akropoli 70 vjet më parë.

 

Përshtatur nga “ The Guardian’ për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore