Sport

Dilemat e mëdha në merkaton e United-it


Ole Gunnar Solskjaer-i do të përballet me një verë te nxhetë përsa i përkete emrave në hyrje dhe në dalje te Manxhester United-i. Bordi drejtues i klubit ka parë progresin e madh dhe të vazhdueshëm të ekipit nën drejtimin e norvegjezit dhe është gati t’i ofrojë një kontratë të re.

Solskjaer-i përveç rinovimit të kontratës, do i duhet të zgjidhë disa dilema të mëdha. E para, situata e Pogba? E dyta, Henderson apo De Gea? Çështja e tretë, Lingard-i? Dhe e fundit është se ku do të ndërhyet në merakto?

Paul Pogba është i vendosur për të mos rinovuar me United-in dhe do të shihet se çfarë do të arrihet në verë. Nëse nuk rinovon, atëherë ai do të largohet. 28-vjeçari nëse nuk shitet rrezikon të largohet me parametra zero vitin tjetër.

Francezi u ble në 2019 për 150 milionë paund dhe do të ishte humbje e madhe nëse largohej falas. Pas tij janë Juventus-i dhe Real Madrid-i. Nderkohë që paga e tij në javë kap shifrën e 290 mijë paundëve, jo pak në një kohë të tillë, ku pandemia ka goditur financiarisht klubet.

Dean Henderson-i po tregon se është gati të luajë në nivele të larta dhe të jetë portieri i parë i United-it. David de Gea ka gati një dekadë që mbron katërkëndëshin e United-it, por ky sezon mund të jetë i fundit për të, nëse Solskjaer-i vendos të nisi formacionin me Henderson-in në portë.

Jesse Lingard-i nuk mundi të shfaqej aq sa duhej me United-in kohët e fundit dhe u huazua te West Ham-i, por në Londër po shikohet një tjetër Lingard.

Lingard-i në shtatë paraqitje me West Ham-in ka shënuar pesë gola, duke qenë një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë, në dy muajit e fundit. 28-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Djajt e Kuq, por problematik mbetet fakti që ai luan në të njëjtin pozicion që aktivizohet edhe Bruno Fernandes-i. Përballë të cilit e ka të pamundur të luajë në formacion, në pjesën më të madhe të ndeshjeve.

Çështja e fundit është ajo e merkatos së transferimeve. Ka disa pika ku United-i duhet të investojë. Skuadrës i nevojitet një mbrojtës i djathtë, një qendërmbrojtës, një mesfushor qëndror dhe një anësor, si dhe një qendërsulmues, pasi Edinson Cavani është pranë largimit.

Keto janë pikat kyçe, ku duhet të ndërhyet, por pritet zhvillimi i tre çështjeve të mësipërme, përpara se të vazhdohet me emrat në hyrje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore