Aplikacione

Dikur “twitter.com” tani “X.com”


Platforma e quajtur X, e cila njihej më herët si Twitter, po kalon në një fazë të rëndësishme tranzicioni, dhe një ndër ndryshimet e para ishte zëvendësimi i zogut blu me shkronjën X.

Një përdorues i rrjetit social zbuloi se URL-të që prodhohen nga butoni i ndarjes në aplikacionin X për iOS tani fillon me “X.com”, në vend të domain-it të mëparshëm “twitter.com”.

Megjatë, linku në faqet e internetit dhe aplikacionet në Android ende përdorin domain-in e vjetër, por sipas raporteve, kompania mund të ndryshojë këtë gjatë ditëve të ardhshme.

Ikona e aplikacionit Twitter për pajisjet mobile, si në Android ashtu edhe në iOS, tani shfaqen si X.

Musk vetë kishte konfirmuar se domain-i X.com do të shërbejë si rrugëdrejtim për përdoruesit që duan të hynë në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore