Sport

Dikur afër vdekjes, sot afër titujve, historia e Stefanos Tsitsipas


Kur Stefano Tsitsipas arriti në Melbourne për “Australian Open”, në mes të valixheve të tij, kishte diçka që e lidhte me të kaluarën.

Është një gjësend i thjeshtë, një bluzë që lexon: “USSR 1956″* – por që ndihmon ilustrimin e personalitetit unik të një prej talentëve më interesant në tenis.

*USSR (Union of Soviet Socialist Republics) – Bashkimi Sovjetik.

Në vitin 1956, gjyshi i Tsitsipas nga ana e mamasë, Sergei Salnikov, arriti të bëhej kampion olimpik në Melbourne, ku luante si sulmues për ekipin futbollistik të bashkimit sovjetik.

Rreth 65 vjet pas asaj ngjarje, në të njejtin qytet, nipi 22 vjeçar nga Greqia, që ai nuk e takoi kurr, ishte shumë afër gëzimit në Australian Open, ku u ndal vetëm në gjysëmfinale nga Medvedev.

Përkundër kësaj, Tsitsipas zhvilloi një kampionat shumë dinjitoz në kontinentin Australian.

Familja është shumë e vlefshme për Tsitsipas dhe po ashtu edhe Australian Open, që ishte “grand slam” i parë ku ai shfaqi talentin, duke mposhtur Roger Federer gjatë rrugës për në gjysëmfinalet e kompeticionit, në vitin 2019.

Që nga ai moment, Tsitsipas ka fituar katër tituj të ATP, duke përfshirë edhe finalen ATP të vitit 2019.

Aktualisht, Tsitsipas është i gjashti në botë në ranklistën e ATP.

Tashmë i vlerësuar si pasardhës i gjeneratës aktuale të tenisit, Tsitsipas është shumë i këndshëm për ta ndjekur – një prezencë karizmatike për ta përcjellur brenda dhe jashtë fushës së tenisit.

Por, ka edhe një anë tjetër, të papritur të Stefano Tsitsipas.

Ky djalosh i ri, me plot vetbesim, deri vonë vuante nga një kujtim gjymtues, që vjen shkak i një aksidenti që e pësoi kur ishte i ri, aksident ky që ishte afër ta takoj Tsitsipas-in me vdekjen.

Pjesët e para të historisë së Tsitsipas janë pak a shumë të njohura për botën e tenisit.

Ai filloi të luante në një moshë shumë të re, i motivuar nga prindërit që kishin një të kaluar në sport.

Nëna e tij, Julia Apostoli ishte vetë një profesioniste dhe bashkë me burin e saj, Apostolos Tsitsipas punuan si mësues tenisi në Athinë.

“Nëna ime ishte edhe trajnere për mua kur isha i vogël. Ajo më mësoi shumë, duke përfshirë edhe disiplinën, bujarinë dhe mirësjelljen.” U shpreh Tsitsipas për BBC.

“Influencë të madhe në mua kishte edhe babai im. Ai është arsyeja që stili im i lojës ka përparuar. Udhëheqja dhe këshillat e tij më ndihmuan që të rritem.”

Tsitsipas ishte numri një i botës në kategorinë e të rinjve.

Kur ishte 16 vjeç, ai filloi trajnimin në nivelin elitar në “French Riviera”, udhëhequr nga Patrick Mouratoglou, trajneri i kampiones së shumëfisht botërore, Serena Williams.

Por, brenda historisë së tij ka edhe shumë detaje unike, një nga të cilat është me të vërtetë mbresëlënëse.

Në vitin 2016, teksa notonin bashkë me shokun e tij buzë detit, në Crete, ata u tërhoqen brenda në det nga një rrymë detare, që aq sa ishte e papritur, ishte edhe e rrezikshme.

Asnjë nga ata nuk e kuptoj se çfarë po ndodhte, dhe nga panika, u munduan të përballeshin me rrymën detare duke lodhur shumë vetën, dhe në këtë mënyrë ishin thuajse të përmbytur.

Në një video të gjatë nëntë minutëshe në kanalin e tij në YouTube, Tsitsipas përshkruan eksperiencën që përjetuan.

Ai thotë se u pajtua me vdekjen dhe ishte i sigurt që do vdiste, madje duke thënë që deri sa bëri paqe me vdekjen, kujtime jo të qarta nga fëmijëria iu përfyturuan.

Tsitsipas thotë që ky incident e ka rritur dhe e ka ndryshuar. Kishte vetëm dy muaj pasi kishte mbushur 18 vjeç, dhe ai shprehet që ky ishte momenti që e ka shndërruar atë në një person të “patrembur”.

“Dita që duhej të humbja jetën.” E përshkruan Tsitsipas.

Ishte Apostolos që shpëtoi dy fëmijët, ai u fut brenda në uj dhe disi menaxhoi që t’i nxjerrë jashtë.

“Çka nodhi ishte rezultat i “mekanizmit” që kemi brenda si njerëz, veçanërisht si prindër. Kur ky “mekanizëm” në mënyrë magjike shfaqet, si atë ditë, mrekullitë ndodhin.” Tha Apostolos, babai i Stefanos.

“Nëse ishte ajo dita që do vdisnim, duhet të vdisnim bashkë. Babai ime ishte hero.”

“Ishte, është dhe do mbetet dita që më ndihmoi ta shoh jetën nga një perspektivë tjetër. E mbaj mend se sa shumë më ka ndryshuar psikologjikisht.” Shprehet Tsitsipas.

Më tutje, Stefanos flet edhe rreth pandemisë, vitit 2020 dhe fëmijërisë së tij.

“Isha i humbur në fillimin e vitit 2020. Kurr në jetë nuk kam përjetuar diçka si kjo pandemia, të jesh larg garave dhe të qëndrosh në një vend.”

“Por, e shfrytëzova këtë kohë që të provojë gjëra të reja, që jam shumë falënderues për. Kisha kohë të reflektoja, të shihja gjërat ndryshe, nga një anë tjetër.”

Zhvillimi i tij mund të shihet jo vetëm në fushën e tenisit, por edhe në videot e udhëtimeve që publikon në YT, në fotografitë e tij dhe podcast-et që organizon.

Është njeri që përdor shumë mirë mënyra të ndryshme për të shfaqur veten.

“Për mua, gjithçka çfarë vlen është të jetosh momentin. Më jap shumë liri. Ndihem i lirë, sikur gjithë bota është e imja.”

“Më duket si një arratisje nga tenisi, si një hobi që një ditë mund të jetë puna ime e dytë.” Thotë Tsitsipas.

Duke u ritur, Stefanos nuk ishte i njejtë, ai ishte shume i urtë dhe madje bullizohej në shkollë.

“Nuk ishte e lehtë që të bisedoja me të tjerët.” Kujton ai.

“Mendoj që isha një dëgjues i mirë. Isha kurioz për botën, kurioz për të dëgjuar se çfarë njerëzit thonin dhe të mësoj nga ata. Isha shumë i qetë edhe rreth familjes, gjithmonë duke vështruar situatën.”

Këtë karakteristikë e kishte vërejtur edhe trajneri Mouratoglou, i cili ende është trajner i Tsitsipas, bashkë me Apostolos.

“Stefanos ka krijuar botën e tij personale.” Tha Mouratoglou.

“Kur ai u bashkua me ne, ishte shumë i mbyllur në vete. Ai gjithmonë qëndronte largë të tjerëve. Kur njerëzit nuk shfaqin emocione, ata kanë një botë shumë të pasur personale.”

“Kemi biseduar, nga eksperiencat perosnale, i kam ndihmuar edhe atij. Nuk është më i urtë dhe i turpshëm, ka bërë progres të madh.” Mbylli Mouratoglou.

“Nuk ka më turpshmëri. Tashmë jetoj për të shijuar çdo moment, shpërndaj momentet dhe mendimet e mia në internet, sepse kjo është jeta sot.” Shprehet Stefanos.

Ai thotë që tenisi është sport i vetmuar, kështu që të kesh hobi dhe gjëra tjera për të bërë jashtë tenisit, ndihmon shumë në gjendjen mentale të tij.

Përkundër, ose për shkak të lidhjes së tyrë të ngusht, familja Tsitsipas ka edhe momentet e tensionit.

Në kupën ATP, gjatë vitit 2020, Tsitsipas aksidentalisht lëndoi babain e tij, kur hodhi një raketë tenisi jashtë fushës.

Në një event në Dubai, Tsitsipas tha që ndonjëherë ndjehet sikur prindërit e tij janë shumë të përfshirë në karrierën e tij.

Për t’iu përgjigjur, nëna e Tsitsipas një ditë shkoi në një nga konferencat e tij për shtyp, duke i bërë pyetje rreth rëndësisë që kishte familja në suksesin e tij në tënis.

Stefanos në atë moment u vendos në pozitë super të çuditshme.

“Familja ime është stabiliteti i karrierës simë, i detyrohem atyre në përjetësi.” Mbylli Stefanos.

Sa largë mund të shkoj Tsitsipas në tenis, mbetet të shihet.

“Stefanos ka talentin që të fitoj “Grand Slam” të ndryshëm.” Tha trajneri i tij, Mouratoglou.

“Ai është shumë i motivuar, ka kapacitet të madh dhe shumë shpejtë do fitoj një “Grand Slam”.” Tha Apostolos.

Edhe përkundër dështimit në Australian Open, Tsitsipas insiston që ky është vetëm fillimi për të

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore