Botime shëndetësore të Harvardit kanë bërë një studim për uthullën e mollës. Ata mësuan se uthulla mollës ishte ndër fjalët më të kërkuara në google.
Uthulla e mollës është rezulatat i mollëve të shtypura , të distiluara dhe fermentuara. Mund të konsumohet në sasi të vogla ose të merret si shtesë. Nivelet e saj të larta të acidit acetik, mund të jenë përgjegjëse për përfitimet e supozuara shëndetësore .Rekomandohet një deri në dy lugë çaji para vakteve.
Çfarë mund të bëjë dieta me uthull molle për ju?
Për mijëra vjet, përbërësit e uthullës janë përdorur për veti shëruese. Ajo është përdorur si antibiotik. Kohët e fundit është reklamuar për humbjen e peshës.
Studimet në minjtë e dhjamosur sugjerojnë që acidi acetik mund të parandalojë depozitimin e yndyrës dhe të përmirësojë metabolizmin e tyre. Studimi më i famshëm për njerëzit, është një provë e vitit 2009 me 175 njerëz të cilët konsumuan një pije që përmban 0, 1 ose 2 lugë uthull çdo ditë. Pas tre muajsh, ata që konsumuan uthull patën humbje peshe modeste (2 deri 4 kile) dhe nivele më të ulëta të triglicerideve sesa ata që nuk pinë uthull. Një studim tjetër i vogël zbuloi se konsumi i uthullës nxiti ndjenjën më të plotë pas ngrënies.
Një studim i fundit mori në studim rastësisht 39 subjekte studimi të ndiqnin një dietë me uthull molle për 12 javë. Grupi i uthullës së mollës humbi më shumë.
Uthulla duhet të hollohet. Aciditeti i saj i lartë mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve kur pihet. Uthulla gjithashtu mund të ndryshojë nivelet e insulinës. Njerëzit me diabet duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm në lidhje me një dietë me uthull.
Por studimi thotë që popullariteti i dietave shpesh nuk ka të bëjë me provat aktuale. Nëse lexoni për një dietë të re (ose ilaç tjetër) që tingëllon shumë mirë për të qenë e vërtetë, duhet gjithmonë një dozë skepticizmi./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Naomi rrëfehet si kurrë më parë: Sado të rrëzohem, do të ngrihem sërish – Ja vlen të luftoj për gjeneratën e re
-
Mbretëresha e internetit është një foshnjë hipopotami që quhet “Moo Deng”
-
Rreziqet ekonomike të ngrohjes globale do të prekin më shpejt të pasurit
-
Haga ndalon reklamat e naftës dhe udhëtimeve ajrore, e para në botë
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin