Përballje

Dhurata për Chelsea-n janë penalltitë, blutë fitojnë tri pikë të vlefshme


Ndeshja e parafundit e natës në kuadër të Boxing Day në Premier League, pa në aksion kampionët e Evropës, si mysafirë të Aston Villa-s.

Chelsea, e cila nuk po kalonte një formë të mirë – kërkoi që sonte të rikthehej te fitorja, dhe ia doli.

Në fakt, as kjo ndeshje nuk ishte shumë e lehtë, dhe gjithçka do të vendosej falë 11-metërshave.

Rrjetat në këtë ndeshje u tundën katër herë, futbollistët e Chelsea-s shënuan katër herë, por një gol i takoi vendasve.

Dhe, ishte pikërisht goli i parë që do iu jepte epërsinë skuadrës së Steven Gerrard.

Reece James shënoi një *super* autogol, duke kaluar Villa-n në epërsi.

Mirëpo, pak minuta më vonë, penalltinë e fituar nga Hudson-Odoi, e shndërroi në gol Jorginho.

Pjesa e parë u mbyll me rezult të barabartë, 1-1.

Në të dytën, faktor ishte Romelu Lukaku. Sulmuesi belg shënoi për 1-2 dhe fitoi penalltinë në sekondat e fundit.

Penalltinë e fituar nga ai, përsëri e shndërroi në gol lojtari i tretë më i mirë në botë i shpallur nga France Football, Jorginho.

Chelsea rikthehet te fitorja pas dy barazimeve, dhe është gjashtë pikë prapa liderëve të Manchester City-t.

Aston Villa mbetet në vendin e dhjetë, me 22 pikë, aq sa ka edhe Leicester City.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore