Lajme

“Dhunë psikologjike”, Navalnyn e detyrojnë të shohë televizionin shtetëror rus


Alexei Navalny, kreu i opozitës në Rusi

Kritiku i arrestuar i Kremlinit, Alexei Navalny, ka dhenë intervistën e tij të parë mbi qëndrimin në objektin e sigurisë ku po mbahet, duke e përshkruar atë si një “kamp kinez të punës” dhe duke e cilësuar si dhunë psikologjike detyrimin për të parë televizionin shtetëror rus për tetë orë në ditë.

Navalny, i cili karrierën politike e ka bazuar në ekspozimin e korrupsionit në Rusi, po e kryen dënimin në burgun e Pokrov-it, 100 kilometra larg Moskës.

Për të përditshmen amerikane “New York Times”, ai tha se “ditët e torturës fizike në zgëqet ruse kishin ardhur drejt fundit”. Mirëpo, ato janë zëvendësuar me çfarë Navalny e përshkruan si “dhunë psikologjike”.

“Imagjinoni burra muskulozë me tatuazhe, me dhëmbë metali, të cilët mbajnë një thikë lufte për të zënë kasollen më të mirë. Kështu është edhe këtu. Mund të përfytyroni një kampe pune në Kinë, ku të gjithë marshojnë me kokën drejt dhe je i vëzhguar nga çdo drejtim prej kamerave”.

Kështu e përshkroi mjedisin ku qëndron Navalny.

Deri aty arrin çështje, sa rojet kontrollojnë nëse personi po e sheh apo jo propagandën ruse në televizion. “Nuk lejohemi të lexojmë, as të shkruajmë. Nuk mund të zgjojmë ‘bashkëvuajtësit’ nga gjumi”, vijoi përshkrimin ai.

Përtej gjendjes aktuale, Navalny mbetet optimist, se situata në Rusi, do të përmirësohet.

“Herët ose vonë, gabimet do të ndreqen. Rusia do të zhvendoset për nga demokracia. Për nga rrugëtimi evropian dhe zhvillimi. Këtë duan njerëzit”.

Por, këtë herë, kritika nuk pati vetëm për Kremlinin

Sipas Navalny-t, sanksionet e vendosura nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, rëndojnë vetëm mbi shpatullat e rusëve.

Një thirrje direkte kjo, për të bërë më shumë.

Ndërsa raportet me të burgosurit e tjerë, i përkufizon si “qejf”.

Qejf të cilin Navalny donte ta shihte në fushëbetejën zgjedhore në Rusi këtë vit. Por, është e pamundur!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore