Shqipëria

Dhjetori 2021 me 4.6% rritje të volumit të mallrave në porte


Në muajin dhjetor të vitit 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 374,2 mijë ton, duke u rritur me 4,6 për qind, krahasuar me dhjetorin pararendës.

Kështu ka rezultuar në një raport të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT).

Në vitin 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 4.839,6 mijë ton, duke u rritur me 13,2 për qind, krahasuar me vitin 2020.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur me 8,6 për qind, krahasuar me vitin 2019.

Në muajin dhjetor 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.638 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 40,4 për qind, krahasuar me dhjetorin 2020.

Në vitin 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 25.115 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 3,5 për qind, krahasuar me vitin 2020.

Kurse krahasuar me vitin 2019, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 41,5 për qind.

Transporti i mallrave me det,hekurudhë dhe ajër

Ndërkaq, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 200,0 ton, duke u rritur 11,1 për qind, në krahasim me dhjetorin 2020.

Në vitin 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 2.035,8 ton duke u rritur me 13,3 për qind, krahasuar me vitin 2020.

Ndërsa krahasuar me vitin 2019, volumi i mallrave të transportuara me ajër është ulur me 14,2 për qind.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, numri i fluturimeve të kryera është 2.408, duke u rritur 2,3 herë, në krahasim me muajin dhjetor 2020.

Treguesitspecifikë tëtransportit ajror

Dhjetorin e vitit të kaluar, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 59.100 pasagjerë. Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, ky tregues është rritur 71,7 për qind.

INSTAT zbulon se në vitin 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 862.757 pasagjerë, duke u rritur me 2,3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Krahasuar me vitin 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare është ulur me 45,2 për qind.

Në muajin dhjetor 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 81,9 për qind të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në dhjetor 2021 është 271.340 pasagjerë duke u rritur me 3,2 herë, krahasuar me dhjetor 2020.

Vitin e kaluar, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 2.928.275 pasagjerë duke u rritur me 2,2 herë, krahasuar me vitin 2020.

Krahasuar me vitin 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë ajrore është ulur me 12,3 për qind.

Transporti i pasagjerëve sipas mënyrës së udhëtimit

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Në muajin dhjetor të vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 119,7 miliardë lekë dhe 45,7 për qind e tyre u transportua me det.

Në vitin 2021, vlera e mallrave të tregtuara është 1.152,5 miliardë lekë dhe 48,2 % e tyre u transportua me det.

Ndërkaq, në vitin 2019, vlera e mallrave të tregtuara është 947,9 miliardë lekë dhe 51,8 për qind e tyre u transportuan me det.

Eksportet e mallrave

Dhjetorin e kaluar, mallrat e eksportuara me det zënë 58,2 për qind, me rrugë 37,4 për qind dhe me ajër 0,4 për qind.

Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur me 21,7 për qind, krahasuar me dhjetorin 2020.

Eksporti i mallrave sipas mënyrave të transportit

Në vitin 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54,9 %, me rrugë 38,8 për qind dhe me ajër 0,4 për qind.

Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 20,2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 21,1 për qind.

Struktura e eksporteve sipas mënyrës së transportit,Dhjetor2021

Importet e mallrave

Në dhjetorin e vitit të kaluar, mallrat e importuara me rrugë zënë 42,0 për qind, me det 41,2 për qind dhe me ajër 2,8 për qind.

Mallrat e importuara me rrugë në dhjetor 2021 janë rritur me 20,6 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Struktura e importeve sipas mënyrës së transportit, Dhjetor2021

Në vitin 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 45,1 për qind, me det 45,6 për qind dhe me ajër 3,6 për qind.

Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 22,5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 26,8 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore