Sport

DFB Pokal/ Ngre siparin raundi i 1/8-ve, Dortmund-i kërkon kualifikimin


Kupa e Gjermanisë ose siç njihet ndryshe DFB Pokal do të luajë këtë të martë katër ndeshjet e para të raundit të 1/8-ve.

Mes skuadrave që do të zbresin në fushë janë Borussia Dortmund-i, Koln-i, Bochum-i dhe Mainz-i.

Koln-i do të përballet me Hamburger-in duke filluar nga ora 18:30. Në po të njëjtin orar, TSV 1860 Munchen do të presë Karlsruger-in.

Dy sfidat e tjera do të luhen duke filluar nga ora 20:45. Bochum-i do të përballet me Mainz-in. Dortmund-i do të udhëtojë në transfertën e St. Pauli-t.

Të mërkurën do të luhen dhe katër sfidat e tjera të raundit të 1/8-ve:

Leipzig – Hansa Rostock

Hannover 96 – Borussia Monchengladbach

Hoffenheim – Freiburg

Hertha – Union Berlin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore