Lajme

Deti i sjellë në një studio televizive


Studioja e dizajnit, Clap Studio, e vendosur në Valencia ka krijuar një instalim të përkohshëm të quajtur The Sea, i cili e ka marrë frymëzimin nga deti dhe është ndërthurur me kutitë prej rrjete dhe sferat e ndriçuara.

Dezeen, faqe dedikuar dizajnit, tregon se instalimi është modeluar për një studio televizive të vendosur në ndërtesën “Veles e Vents” në Valencia.

Ky projekt interesant u realizua si pjesë e programit 2022 World Design Capital me mbështetjen e këshillit të qytetit dhe organeve të tjera drejtuese.

Një herë në muaj, The Sea do të shndërrohet në një studio televizive në të cilën do të filmohen përmbajtje si pjesë e ngjarjeve të World Design Capital.

“Frymëzimi erdhi ditën e parë kur vizituam ndërtesën ‘Veles e Vents’ dhe hapësirën”, është shprehur themeluesja e Clap Studio, Angela Montagud.

Ajo ka vazhduar se “ndërtesa është e vendosur në ‘La Marina de Valencia’, një dok historik i qytetit. Është e lidhur fizikisht dhe vizualisht me detin. Menduam për përvojën e përdoruesit, udhëtimin që ata bëjnë për të shkuar te hapësira”.

Instalimi i përbërë nga forma që krijojnë një koleksion kutish rrjete, ka marrë formën e valëve dhe magjinë e Detit Mesdhe që ndodhet aty pranë.

Për të përmbushur funksionin e hapësirës për të qenë një studio televizive, Clap Studio ka përdorur tre kuti modulare prej rrjete me madhësi të ndryshme, në mënyrë që të grumbulloheshin dhe të ndërtoheshin vëllime, të cilat shërbejnë njëkohësisht si ndenjëse për audiencën.

Për të arritur thellësinë vizualisht, studioja ka përdorur shtresimet e moduleve, duke krijuar një gjendje të shtresuar errësire. Ndërkohë, sferat ndriçuese të vendosura brenda dhe rreth vëllimeve, kanë shtuar më tej thellësinë në strukturën “shumëfunksionale”.

“Për të konceptuar detin, kemi mbivendosur një rrjetë mbi tjetrën përmes saldimit… arritëm të gjenerojmë perde dhe thellësi të ndryshme, siç ndodh me ujin e detit”, ka thënë Montagud.

Ajo ka shpjeguar se “krijuam një instalim të lehtë që shoqëron The Sea dhe siguron një atmosferë magjike. Me sferat e ndriçuara konceptuam kandil deti që noton në brendësi të detit”.

Sipas themelueses, arkitektura është një nga pikat më të rëndësishme të projektit, pasi hapësira është konceptuar me një jetë të vetën.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore