Shqipëria

Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës pas largimit të këshilltarëve të PSD-së


Mbledhja e fundit e këshillit të bashkisë Shkodër duket se ka qenë krisja e parë e marrëdhënieve mes Partisë Socialiste dhe Socialdemokratëve.

Për mungesë kuorumi, mbledhja dështoi, pasi largimi i këshilltarëve të PSD-së solli prishje të numrave.

Kryetari i grupit të këshilltarëve të PSD-së, Gjek Sokoli, ka përmendur mungesën e punësimeve në administratën e bashkisë nga Benet Beci.

Por këshilltarët e PSD-së kanë qëndruar në sallë me miratimin e ndihmës ekonomike dhe të paaftësisë, ndërkohë që janë larguar më pas nga salla e këshillit bashkiak duke sjellë edhe mbylljen e mbledhjes.

Kanë qenë më parë anëtarët e rithemelimit që janë larguar nga salla e këshillit bashkiak, të cilët kanë kërkuar interpelancë me kryetarin e Bashkisë Shkodër në lidhje me largimet nga puna.

Kërkesë kjo, që nuk është pranuar.

Partia Socialiste ka 18 vende në këshillin bashkiak, numra të cilat nuk i mjaftojnë për zhvillimin e mbledhjeve e vetme.

Kurse së bashku me PSD-në me 11 vende, bëjnë shumicën në Këshill, por mbetet për t’u parë nëse tashmë ka një krisje të marrëdhënieve që mund të çojë në votën kundër të socialdemokratëve ndaj propozimeve të administratës Beci.

Këshilltarët e PSD-së sakaq e kanë lënë mbledhjen pasi kanë votuar vetëm pikën e rëndit të ditës që kishte të bënte me ndihmën ekonomike.

Më pas, mbledhja është ndërprerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore