Kosova

Dështojnë mbledhjet e dy komisioneve hetimore


Foto nga Komisioni Hetimor për MPJD

Mbajtja e mbledhjes së dy komisioneve ka dështuar të mërkurën, njëra për shkak të mungesës së kuorumit e tjetra për shkak se deputetët e kanë lëshuar sallën.

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere kanë qenë vetëm pesë deputetë, tre prej të cilëve kanë qenë të partisë në pushtet.

Ndërsa në Komisonin Hetimor për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), opozita e ka braktisur mbledhjen.

Në rend dite, të martën, ishte hartimi i listës së dëshmitarëve për intervistim, por që dështoi për mungesë kuorumi.

Edhe më 9 korrik, kishte dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit të Jashtme dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kjo për shkak të mungesës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ishin anëtarë të këtij komisioni.

Më 17 maj, Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës, kishte vlerësuar se aktualisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është “gjendje alarmante”.

Nga kjo shoqatë ishin përmendur disa nga veprimet që kishin ndodhur brenda MPDJ-së – duke lëshuar vendime sporadike për përfundim mandati, ndërprerje mandati para afatit të përcaktuar ligjor apo transferim nga një mision në tjetrin pa asnjë bazë ligjore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore