Sport

Dështimi i Fiorentina-s në finalen e UECL, Italia ‘humbet’ një vend në Evropë


Humbja e Fiorentina-s në finalen e UEFA Europa Confernce League (UECL) ndaj Olympiacos-it do të thotë gjithashtu se Torino nuk do të kualifikohet për në Evropë në sezonin 2024-25.

Viola kishte shpresuar të ngrinte trofeun në Athinë mbrëmjen e të mërkurës, por përfundimisht kapitulloi në kohën shtesë ndaj Olympiacos-it me rezultatin 1-0 të vendosur nga Ayoub El Kaabi në minutën e 116-të.

Një fitore do ta dërgonte Fiorentina-n në Europa League si fituese, kështu që vendi i tyre në Conference League, i fituar duke përfunduar i teti në Serie A, do të zbriste për Torino-n, i cili ishte i nënti.

Megjithatë, pasi humbi finalen e dytë radhazi të Conference League, Fiorentina hyn në këtë kompeticion për të tretin vit radhazi.

Torino e humbet Evropën krejtësisht.

Tani e dimë se sezonin e ardhshëm do të ketë tetë skuadra të Serie A në Evropë në vend të nëntë.

Inter-i, Milan-i, Juventus-i, Atalanta dhe Bologna hyjnë në Champions League, me Roma-n dhe Lazio-n në Europa League.

Fiorentina shkon në Conference League dhe mund të përpiqet të arrijë në një finale të tretë radhazi.

Finalja e Conference League vendoset mes polemikave

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore