Gjykata Speciale

Dëshmitari i 72-të në Speciale pretendon se u rrahë nga UÇK-ja në konviktet e Gjilanit


Zoran Stankoviç, dëshmitari i 72-të në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë ka nisur dëshminë dëshmitari i 72-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuara serbi, Zoran Stankoviç, ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili po pretendon se është rrahur dhe ndaluar së bashku me familjen e tij në ndërtesën e konvikteve në Gjilan.

“Në qershor të vitit 1999 dëshmitari dhe familja e tij u ndaluan nga anëtarë të armatosur UÇK-së. Dëshmitari 04834 dhe një prej kushërinjve të tij, u morën, u rrahën dhe u fyen. Më pas u dërguan tek ndërtesa e konvikteve në Gjilan. Atje tek konvikti në Gjilan, dëshmitari 04824 u morën në pyetje dhe u rrahën. Ata u liruan pas disa orësh, por në të njëjtën ditë”, tha prokurori.

Stankoviç, deklaroi se gjatë periudhës së luftës kishte punuar si roje shkolle në Gjilan.

“Është shkolla e mësuesve, shkollë pedagogjike. Rreth 200 metra nga fjetorja e studenteve në Gjilan”.

Në një pjesë të dëshmisë së tij ai tregoi se vëllai i tij kishte probleme shëndetësore dhe s’i kishte ardhur thirrja që të i bashkohet ushtrisë jugosllave.

“Për arsye mjekësore nuk mund të ishte në ushtri. Kishte një sëmundje të veshkave dhe vazhdon ta ketë”.

Të gjitha deklaratat e dëshmitarit u pranuan se prova materiale e më pas trupi gjykues caktoi pauzë.

Në Speciale, të enjten përfundoi dëshminë gazetari Nuhi Bytyqi – i cili kërkoi që libri i tij “Libri i luftës” s’duhet të shërbejë për të akuzuar ish udhëheqësit e UÇK-së dhe ka folur për masakrat në Kosovë të kryera nga Serbia.

Dëshmitari i 70-të në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka përfunduar dëshminë e tij në seancë të mbyllur për publikun.

Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.

Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore