Gjykata Speciale

Dëshmitari i 66-të përfundon dëshminë në seancë të mbyllur


Dëshmitari i 66-të.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka përfunduar dëshminë në seancë të mbyllur dëshmitari i 66-të me kodin “W04230”, ngjashëm sikurse dëshmitari paraprak.

Pas përfundimit të dëshmisë kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, kishte njoftuar se orari i dy seancave të ardhshme është “i pazakontë” dhe se në “njërën prej tyre planifikohet që të mbahet një diskutim për ecurinë e çështjes”.

Smith shtoi se “kjo mund të ndodh në seancën e pasdites më 27 maj, por që vendimi do të merret më vonë dhe do të njoftohen palët”.

Dëshmitarët e radhës do të vazhdojnë dëshminë ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 27 maj.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), përmes një komunikate në faqen zyrtare të tyre, duke thënë se ka dorëzuar një parashtrim përmes të cilit ka njoftuar panelin e trupit gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, që nuk do të mbështetet në dëshminë e 10 dëshmitarëve.

Në Speciale, të martën kanë nisur dëshminë dy dëshmitarë, njëri që ka qenë Oficer i ushtrisë Federale të Gjermanisë, Dietrich Klaus Jensch, teksa të mëkurën ka dëshmuar dëshmitari i 54-të, Johan Fritsch.

Prej mbi 300 dëshmitarëve në total, deri tani janë dëgjuar 62 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë të UÇK-së e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura, ndërsa të martën pritet të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarit të 63-të.

Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.

Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore