Gjykata Speciale

Deri më 24 qershor s’ka seancë në Speciale


Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deri më 24 qershor nuk do të ketë seancë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ku po gjykohen ish krerët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur përmes kalendarit të DhSK-së. 

Dëshmitari i 72-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuara serbi, Zoran Stankoviç ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pretenduar se është rrahur dhe ndaluar së bashku me familjen e tij në ndërtesën e konvikteve në Gjilan

“Në qershor të vitit 1999 dëshmitari dhe familja e tij u ndaluan nga anëtarë të armatosur UÇK-së. Dëshmitari 04834 dhe një prej kushërinjve të tij, u morën, u rrahën dhe u fyen. Më pas u dërguan tek ndërtesa e konvikteve në Gjilan. Atje tek konvikti në Gjilan, dëshmitari 04824 u morën në pyetje dhe u rrahën. Ata u liruan pas disa orësh, por në të njëjtën ditë”, tha prokurori.

Stankoviç, deklaroi se gjatë periudhës së luftës kishte punuar si roje shkolle në Gjilan.

Ndërsa në Speciale, të enjten kishte përfunduar dëshminë gazetari Nuhi Bytyqi – i cili kërkoi që libri i tij “Libri i luftës” s’duhet të shërbejë për të akuzuar ish udhëheqësit e UÇK-së dhe ka folur për masakrat në Kosovë të kryera nga Serbia.

Dëshmitari i 70-të në Dhomat e Specializuara të Kosovës kishte përfunduar dëshminë e tij në seancë të mbyllur për publikun.

Nga mbi 300 dëshmitarë, deri më tash janë dëgjuar 72 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë të UÇK-së e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun, ndërsa këtë të hënë pritet të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarit të 70-të.

Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.

Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.

Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore