Lajme

Dërgesa e automjeteve të reja të blinduara amerikane mbërrin në Izrael


Ministria e Mbrojtjes së Izraelit thotë se një aeroplan amerikan është ulur në aeroportin Ben Gurion me një ngarkesë automjetesh të blinduara për ushtrinë izraelite.

Këto, për të zëvendësuar ato të dëmtuara në mes të luftimeve që filluan më 7 tetor, njofton agjencia “The Times of Israel”.

Ministria thotë se dorëzimi është pjesë e një prokurimi më të madh prej 400 milionë Shekel për të forcuar flotën e automjeteve të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Autoritetet izraelite thonë se dërgesat e tjera do të përmbajnë gjithashtu ambulanca të blinduara, kamionë dhe pajisje inxhinierike mekanike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore