Përballje

Derbi i Francës mes Lyon-it dhe PSG-së përfundon në paqe


Lyon-i dhe Paris Saint Germain kanë ndarë pikët, duke barazuar me rezultat 1:1, në ndeshjen e vlefshme të javës së 20-të në Ligue 1.

Ndeshjen më mirë e nisën Lyon-i, të cilët realizuan gol që në minutën e shtatë me anë të Lucas Paquetas, që u asistua prej Bruno Guimaraes.

Përkundër përpjekjeve nga të dyja skuadrat, pjesa e parë nuk prodhomi më shumë gola, e cila u mbyll me epërsi minimale të vendasve.

Mysafirët nga Parisi e filluan më mirë pjesën e dytë, duke ushtruar presion të lartë ndaj vendasve, me çka edhe u shpërblyen.

Ishte minuta e 76-të, kur Thilo Kehrer pranoi një asistim nga Edouard Michut, për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Në vazhdim të lojës, PSG pati edhe disa raste të mira për të marrë tre pikët e këtij takimi, por në fund skuadrat u ndanë në paqe.

Me këtë barazim, PSG përsëri mbetet lider në ligën franceze me 47 pikë, 11 më shumë se vendi i dytë Nice.

Ndërsa skuadra e Lyon-i nuk po kalon në formë aq të mirë, të cilët mbeten në vendin e 11-të me 25 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore