Lajme

Deputetja britanike e quan Daçiç-in “Slloba i vogël”


Deputetja britanike, Alicia Kearns, e ka quajtur ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, “Slloba i vogël”, pasi ky i fundit ishte ftuar për të marrë pjesë në njërin nga panelet në Konferencën kundër Dhunës Seksuale në Konflikt në Londër.

‘Slloba i vogël’, pseudonimi i Ivica Daçiç-it, nuk ka kërkuar kurrë falje për krimet seksuale të luftës të regjimit për të cilin ishte propagandues”, ka shkruar ajo në Twitter.

Po ashtu ajo ka theksuar se regjimi i Millosheviçit pa përdhunimin e 25 mijë grave myslimane me krime të industrializuara seksuale të luftës në kampet e përdhunimeve.

Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, është duartrokitur nga audienca në Londër të hënën pasi ka kundërshtuar praninë e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili ishte pjesë e njërit nga panelet.

Fillimisht, tha Gërvalla, “si një vend që kemi ardhur nga gjenocidi nuk mund të kontribuoje shumë se si të trajtoni kriminelet, sepse ata vijnë nga jashtë në rastin tonë” dhe më pas filloi argumentimin pse Daçiç nuk do të duhej të ishte në sallë.

“Jam e shokuar nga prezenca në panel e Ivica Daçiç, njërit nga autorët e krimit, njëri nga arkitektët kryesorë të gjenocidit në Ballkanin Perëndimor, në Bosnje dhe Kosovë dhe duke pasur këtë arkitekt duke dhënë këshilla në prezencë të viktimave dhe të mbijetuarave duhet të na bëjë të mendojmë për sensin e këtyre konferencave”, pohoi Gërvalla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore