Lajme

Deputeti gjerman për Vuçiçin: Gënjeshtra element qendror i veprimit të tij


Deputeti gjerman Thomas Hacker, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gënjeshtrën e ka element qendror të veprimeve të tij.

“Fatkeqësisht, gënjeshtra është një element qendror i veprimeve të presidentit Vuçiç. Akuza për spastrim etnik në Kosovë është e rreme. Lista Srpska duhet të dënojë ngjarjet e fundit dhe të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv”, ka shkruar ai në platformën X.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit me ambasadorët e Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zyra e Bashkimit Evropian në Serbi, të njohura ndryshe si vendet e QUINT-it, ka thënë se u ka kërkuar atyre që “për të gjitha çështjet e sigurisë në Veri të Kosovës të kujdeset KFOR-i dhe jo policia e Albin Kurtit”.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi terrorist nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Organet e rendit konfirmuan se katër sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.

Derisa pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist dyshohet se janë arratisur duke kaluar në territorin e Serbisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore