Deputetët nga radhët e Lëvizjes së Socialistëve të Serbisë (PS) të kryespiunit serb Aleksandër Vulin, të cilët janë partnerë të koalicionit me Partinë Progresiste Serbe (SNS) të presidentit Aleksandër Vuçiç, të hënën i kanë propozuar parlamentit serb që Serbia t’i bashkohet Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut (BRICS).
“Të vetëdijshëm për faktin se bota që po jetojmë po ndryshon pakthyeshëm, ne shprehim nevojën për të hapur një dialog më të gjerë social para popullit të Serbisë rreth faktit të pakundërshtueshëm se e ashtuquajtura rrugë evropiane e Serbisë e ka një alternativë në procesin e anëtarësimit në organizatën BRICS”.
Ata kanë pretenduar se anëtarësimi në këtë organizatë do të konfirmonte përkushtimin e Serbisë për vendosjen e një rendi botëror më të drejtë, i cili do të bazohej në respektimin e pakushtëzuar të ligjit ndërkombëtar dhe do të kufizonte “hegjemoninë perëndimore dhjetëvjeçare dhe do të sillte më shumë siguri dhe stabilitet në botë”.
Deputetët serbë, siç transmeton gazeta “Danas” në Beograd, kanë kërkuar nga Qeveria e Serbisë që në një afat prej 30 ditësh nga miratimi i mundshëm i kësaj rezolute, të kërkojë nga BRICS pozitën e shtetit vëzhgues, por edhe të themelojnë një ministri për anëtarësim në këtë organizatë dhe të miratojnë një strategji të veçantë për këtë.
Ndryshe, perspektiva e Serbisë drejt Bashkimit Evropian (BE) është ende e pasigurt, nuk është e qartë. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse Serbia do të ndjekë politika të favorvshme ndaj stabilitetit rajonal. Serbia, gjatë gjithë historisë saj, ka marshuar sipas një daulleje krejt të ndryshme nga pjesa tjetër e botës perëndimore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
Vulin e quan Putinin “udhëheqës të madh”, kërkon mos anëtarësim të Serbisë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Plagosja në Malësi të Madhe, dy grupe të RENEA-s nisen në kërkim të autorit
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin