Auto

Departamenti Amerikan i Transportit po heton Neuralink të Elon Musk


Departamenti Amerikan i Transportit tha se po heton kompaninë e implanteve të trurit të Elon Musk, Neuralink mbi lëvizjen potencialisht të paligjshme të patogjenëve të rrezikshëm.

Një zëdhënës i Departamentit të Transportit i tha Reuters për hetimin pasi Komiteti i Mjekëve të Mjekësisë Përgjegjëse (PCRM), një grup mbrojtës i mirëqenies së kafshëve, i shkroi Sekretarit të Transportit Pete Buttigieg më herët të enjten për ta njoftuar atë për të dhënat që kishte marrë për këtë çështje.

Komiteti i Mjekëve të Mjekësisë Përgjegjëse tha se kishte marrë email dhe dokumente të tjera që sugjerojnë paketim të pasigurt dhe lëvizje të implanteve të hequra nga truri i majmunëve.

Këto implante mund të kenë bartur sëmundje infektive në kundërshtim me ligjin federal, shtoi Komiteti në shkrimin e tyre.

Zëdhënësi i Departamentit të Transportit tha se agjencia i mori “shumë seriozisht” akuzat e bëra nga Komiteti i Mjekëve të Mjekësisë Përgjegjëse.

“Ne jemi duke e kryer një hetim në mënyrë që të sigurohemi se Neuralink është në përputhje me rregulloret federale dhe se kompania po i mbanë punëtorët e tyre dhe publikun të sigurt ndaj patogjeneve potencialisht të rrezikshme”, deklaroi zëdhënësi në fjalë.

Përfaqësuesit e Neuralink, duke përfshirë edhe Musk, nuk u përgjigjën ndaj kërkesave për koment në lidhje me rastin, të cilat u bënë nga Reuters.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore