Lajme

Dënohen me burg dy udhëheqës të opozitës në Bjellorusi


Dy prej udhëheqësve të opozitës bjelloruse, Maria Kalesnikava dhe Maksim Znak, janë dënuar me burg, respektivisht 11 vite dhe 10 vjet burg.

Dyshja u shpall fajtore me akuzën për “komplot për marrjen e pushtetit, thirrje për veprim për të dëmtuar sigurinë kombëtare, në përpjekje për të krijuar një grup ekstremist”.

Shtetet e Bashkuara i kanë quajtur “të prodhuara” akuzat, kjo mes një goditjeje të vazhdueshme ndaj aktivistëve dhe grupeve pro-demokracisë nga sundimtari autoritar, Alexander Lukashenko.

Dy të pandehurit, të cilët janë anëtarë të Këshillit Koordinues të opozitës, kanë hedhur poshtë akuzat, që rrjedhin nga thirrjet e tyre për protesta kundër rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të gushtit 2020, si të motivuara politikisht.

“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Maria dhe Maksim, të cilët nuk janë fajtorë për asgjë. Është terror kundër bjellorusëve që guxojnë t’i rezistojnë regjimit”, tha kreu i opozitës, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila u detyrua të largohej nga vendi për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Viktor Babaryka, një figurë tjetër e lartë e opozitës, i cili u dënua në korrik dhe u dënua me 14 vjet burg për akuza të ngjashme, në kanalin e tij në Telegram tha se dënimet e Kalesnikava dhe Znak do të apelohen.

Goditja e vazhdueshme filloi pasi zgjedhjet presidenciale i dhanë Lukashenko-s një mandat të gjashtë, duke shkaktuar një valë protestash mes akuzave se vota ishte e manipuluar.

Protestat masive kundër Lukashenko-s u pritën me paraburgim të rëndë dhe nganjëherë të dhunshëm të dhjetëra mijëra njerëzve. Pjesa më e madhe e udhëheqjes së opozitës është burgosur, ose detyruar të internohet.

Disa protestues janë vrarë dhe mijëra janë arrestuar gjatë demonstratave masive që kërkonin dorëheqjen e Lukashenko-s. Ka pasur gjithashtu atë që grupet e të drejtave të njeriut i quajnë raporte të besueshme të torturës gjatë goditjes.

Kalesnikava u arrestua më 7 shtator 2020, në Minsk, nga persona të maskuar dhe u dërgua në kufirin ukrainas të nesërmen së bashku me dy bashkëpunëtorë. E urdhëruar për të kaluar kufirin, ajo refuzoi. Në vend të kësaj grisi pasaportën e saj. Më pas, ajo u dërgua përsëri në Minsk dhe u burgos.

Kohët e fundit, ajo u përzgjodh për Çmimin Vaclav Havel për të Drejtat e Njeriut, i cili jepet çdo vit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për të nderuar punën e “shquar” të shoqërisë civile në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Pesë ditë më parë, Prokuroria në Bjellorusi kërkoi 12 vite burg për Maria Kolesnikova-n.

Shteti i Bjellorusisë i ka kërkuar Lituanisë ekstradimin e udhëheqëses së opozitës dhe ish-kandidates presidenciale, Sviatlana Tsikhanouskaya.

Lajmi u bë i ditur nga Prokurori i Përgjithshëm i vendit.

Vendimi ndaj Tsikhanouskaya-s

Autoritetet bjelloruse i kanë dërguar një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Lituanisë, për të ekstraduar Sviatlana Tsikhanouskaya, për ndjekje penale për krime kundër rendit të qeverisë, sigurisë publike dhe shtetit.

Tsikhanouskaya ishte kandidate presidenciale në zgjedhjet e diskutueshme të Bjellorusisë në gusht të 2020-ës.

Ajo u shfaq si një sfidë e frikshme për presidentin Alexander Lukashenko.

Menjëherë pas zgjedhjeve, Tsikhanouskaya shkoi në Lituaninë fqinje dhe që, prej asaj kohe, është në mërgim.

Vendimi është dënuar nga ish-ministri i Jashtëm lituanez, Linas Linkevičius.

Në median sociale, Twitter, ai shkruante se “po afron koha kur autoritetet bjelloruse do të duhet të ekstradohen në Gjykatën Ndërkombëtare, për brutalitet, mizori dhe krime kundër Bjellorusisë dhe qytetarëve të saj”.

Vendet perëndimore kanë denoncuar shtypjen e protestës, duke lëshuar sanksione kundër drejtuesve të lartë politikë në vend.

Tsikhanouskaya mori çmimin Sakharov të BE-së, dhënë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirinë e mendimit, vitin e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore