Shqipëria

Denaj për ekonominë shqiptare: Parashikim pozitiv nga Fitch Ratings


Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit, Fitch Ratings, ka parashikuar rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë, për vitin 2021.

“1.4 pikë përqindje parashikimi për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë për vitin 2021, duke e çuar atë në 5.7% nga 4.3%, për 6 mujorin e dytë 2021”, shkruan ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, përmes një postimi në median sociale Facebook.

Sipas njoftimit, kjo agjenci parashikon që pjesa më e madhe e rikuperimit do të jetë nga rindërtimi pas tërmetit; progresi i shpejtë i vaksinimit Covid-19; rënia graduale e papunësisë; rritja e  konsumit privat;  rritja e  eksporteve; rritja e të ardhurave dhe rritja e investimeve kapitale.

Ndërsa parashikimet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për rritjen ekonomike për vitin 2021, janë 5%. Ndërsa nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), parashikimi për rritjen ekonomike shkon 4.5%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore