Shqipëria

“Demokracia mbështetet nga populli dhe për popullin”


“Demokracia i ka themelet në premisën se ajo mbështetet nga populli dhe për popullin”.

Ky ka qenë mesazhi nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, mëngjesin e 11 dhjetorit, për sa i përket Samitit dyditor të Demokracisë, që u thirr nga presidenti amerikan Joe Biden.

Më tej Ambasada thekson se, “në shumë vende, shtyllat e demokracisë – liria për t’u mbledhur, liria e shprehjes, dhe liria për t’u organizuar – janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar”.

Këta të fundit sipas saj, “përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike, të minojnë proceset demokratike dhe të gërryejnë besimin në parimet demokratike”, përmbyllet postimi i Ambasadës.

Në këtë Samit virtual nga vendet e Ballkanit Perëndimor morën pjesë Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Simbolika

Biden ka diskutuar për nisjen e një aleance ndërkombëtare për të promovuar lirinë e internetit. Kjo e fundit u quajt “Aleanca për të Ardhmen e Internetit”.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë paraqitur një listë të angazhimeve të mundshme për vendet e tjera.

Në të përfshihen rritja e fondeve për programet e edukimit mediatik ose vendosja e kontrolleve të eksportit për disa teknologji me përdorim të dyfishtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore