Reshjet e shiut që kanë nisur të enjten kanë shkaktuar vërshime në disa qytete të Kosovës, duke bërë që shumë shtëpi, rrugë e toka të përmbyten.
Gjendja më e rëndë është vlerësuar të jetë krijuar në Komunën e Skenderajt dhe në Komunën e Mitrovicës.
I shqetësuar për pasojat e vërshimeve, ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një njoftimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka bërë të ditur se ka aktivizuar Fondacionin “Behgjet Pacolli” në atë mënyrë që përmes të hollave të mbledhura të ndihmohen familjet të cilët kanë pësuar më së shumti nga përmbytjet e shkaktuara.
Për kryetarin e Aleancës Kosova e Re, dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut janë të mëdha biles vërshimet sipas tij morën shumë familjeve çdo gjë që patën.
Prandaj, shton ai, në këtë situatë duhet t’i ndihmojmë të njëjtit.
“U bëj ftesë të gjithë miqve të mi nga komuniteti i biznesit atyre që kanë mundësi dhe njerëzve të vullnetit të mirë, kushdo qofshin dhe kudo qofshin ata pa marrë parasysh me çfarë shume, të ndihmojnë në këtë situatë të vështirë”.
“Fondacioni “Behgjet Pacolli” është aktivizuar menjëherë dhe ka vu në dispozicion llogarinë e posaçme bankare me numrin: XK051401000000912949 Swift: EKOMXKPR XXX me emërtimin: ‘Vërshimet e Janarit 23’”, ka shtuar Pacolli.
Pacolli madje ka nënvizuar faktin se një komision i posaçëm do të meanxhoj me shumë kujdes dhe vëmendje procesin e ndihmave.
“Donacionet nuk do të mbesin anonim”, ka përfunduar ai.
Ndryshe të shtunën Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar gjendjen në qytete ku pati përmbytje përmes një komunikate për media.
Sipas MPB-së Kosova ka kaluar një natë të qetë, por me intervenime të ndryshme në zona të caktuara.
Dikasteri në fjalë gjithashtu ka njoftuar se të shtunën njësitet e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave po vazhdojnë të largojnë me pompa ujin në shtëpitë e përmbytura.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
RLI: Serbia synon ta destabilizojë Kosovën përmes orkestrimit të zhvendosjes së serbëve nga veriu
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës
-
Hoti thotë se besimi në LDK-në është forcuar për shkak të qeverisjes së dobët të LVV-së
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sondazhi i ri nuk gjen asnjë ndryshim në garën presidenciale pas debatit
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës