
Kur Ousmane Dembele u kthye nga Kupa e Botës 2022, e vetmja gjë që kishte në mendje ishte të rikthehej kundër kritikëve të tij.
Anësori i Barcelonës ishte një nga lojtarët më të dobët pas humbjes së Francës ndaj Argjentinës në finale, pasi shtypi francez e kritikoi pasi Didier Deschamps e zëvendësoi atë para pjesës së parë.
Megjithatë, Dembele u rikthye në aksion me synimin për të treguar se çfarë vlen, i vetëdijshëm se të gjithë në Barcelonë besojnë në të.
Xavi Hernandez pranoi se kishte planifikuar ta ndihmonte atë të “rikuperohej emocionalisht” pas asaj pengese dhe plani i tij duket se po funksionon, pasi Dembele ka qenë vendimtar për Barcelonën në ndeshjet e fundit, pasi ka shënuar dy gola në tre duelet e fundit.
Barcelona ka luftuar për të shfrytëzuar sa më shumë nga rastet e saj kohët e fundit, por goli i Dembele-s kundër Atletico Madrid-it i ndihmoi ata të vulosnin të tre pikët.
Dembele nuk shënoi vetëm golin, ai krijoi raste të shumta.
Nëse do të kishte arritur të shënonte një gol tjetër, fitorja e Barcelonës do të ishte më e rehatshme.
Kujtojmë se Robert Leëandoëski do të humbasë edhe dy ndeshje të tjera për shkak të pezullimit, që do të thotë se Barcelona ka nevojë për sulmuesit e tjerë të saj që të rriten dhe të bëjnë një përpjekje shtesë në sulm.
Ferran Torres do të mungojë në duelin e radhës pasi u përjashtua me karton të kuq ndaj Atletico-s dhe Ansu Fati ende nuk e ka rizbuluar formën e tij. Kjo do të thotë se Dembele do të jetë përgjegjës për të shënuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com