Kosova

Delegacioni nga Departamenti i Mbrojtjes zvicerane viziton Kosovën, tema kryesore Veriu  


Shefja e Departamentit Federal të Mbrojtjes Civile në Zvicër, Viola Amherd

Shefja e Departamentit Federal të Mbrojtjes Civile në Zvicër, Viola Amherd, pritet të vizitojë Kosovën më 8 dhe 9 shtator të këtij viti.

Gjatë vizitës së saj në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, ajo do të shoqërohet nga anëtarët e komisionit të politikës së sigurisë së Këshillit Kombëtarë.

Qëllimi i Vizitës, sipas Departamentit Federal të Mbrojtjes së Zvicrës, është të mësohet më shumë për situatën e sigurisë në terren dhe për rolin që ka KFOR-i në Kosovë.

Amherd krahas vizitës së trupave zvicerane të cilët po shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Këshilltari federal Amherd, do të shkëmbejë mendime me kryeministrin Kurti për efektet e luftës në Ukrainë, zhvillimet aktuale në Veri të Kosovës dhe situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Për rolin e KFOR-it dhe kontributin e Zvicrës, Amherd do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari”, thuhet në njoftimin e Departamentit Federal të Mbrojtjes së Zvicrës.

Serbët e Kosovës do të kenë dy muaj kohë, nisur nga 1 shtatori, për t’i konvertuar targat e tyre ilegale me akronime si KM, PZ, e të tjera, në ato RKS.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një paraqitje para gazetarëve, ku ftoi të gjithë qytetarët serb ta shfrytëzojnë këtë mundësi, kështu duke u liruar edhe nga detyrimi i pagesës së TVSH-së, akcizës e doganës.

“Fushata për ndërrim të targave, nga ato që i ka lënë regjimi i Millosheviç’it e që secili pushtet i mëpasshëm i Serbisë i ka vazhduar, te ato legjitime të Republikës së Kosovës do të fillojë më 1 shtator dhe do të vazhdojë deri më 31 tetor”, ka thënë Kurti.

Mu në këtë datë ka qenë e planifikuar, që të hyjë në fuqi edhe vendimi për vendosjen e masave reciproke kundër Serbisë, në lidhje me dokumentet personale. Por, marrëveshja për këtë çështje është arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ilustrim

Si rrodhën gjërat?

E gjithë saga, e cila kulmoi edhe me përkeqësimin e situatës së sigurisë në Veriun e Kosovë, filloi me vendimin e Qeverisë së Kosovës të datës 29 Qershor.

Në mbledhjen e 85-të të Qeverisë së Kosovës, ekzekutivi morri vendim që serbët e Kosovës t’i konvertojnë targat e tyre ilegale në ato RKS, deri më 31 shtator si dhe vendosi masën e reciprocitetit për dokumentet personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Siç rëndom ndodh, vendimet e marra u kontestuan nga shtetit serb, ani pse për një gjë të tillë kishte një marrëveshje të nënshkruar në mes të dy vendeve për Lirin e Lëvizjes më 2011 në Bruksel.

Më 31 korrik në ditën kur filloi implementimi i këtyre dy vendimeve ngjau ajo që paralajmërohej prej kohësh, serbët e Kosovës bllokuan rrugët që të shpien drejtë dy pikë kalimeve kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, kështu duke e pamundësuar implementimin e këtyre vendimeve.

I menjëhershëm qe reagimi i shteteve të QUINT’it në Kosovë mu në krye me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jefrrey Hovenier, i cili pas një konsultimi me krerët institucional të vendit, lajmëroi se vendimi në fjalë është shtyrë së implementuari për një muaj.

Këmbëngulja e Hovenier bëri që situata në Veri të depërshkallëzohet pa u kthyer në një konflikt më të gjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore