
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka kujtuar figurën e ish-presidentit Bujar Nishani, pas ndarjes së tij nga jeta.
“Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani”, shkruhet fillimisht në mesazhin e tyre.
Sipas delegacionit, Nishani dha një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me BE-në.
“Si Ministër i Drejtësisë, i Brendshëm dhe President, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian”, vijon mesazhi i tyre.
Në përmbyllje, delegacioni ndau ngushëllimet e përzemërta për familjen Nishani, miqtë dhe kolegët e tij.
/Albanianpost.com
Lajmet kryesore
-
Balla ripohon mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me parlamentarin gjerman
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata rikthen në detyrë 6 efektivët e “Shqiponjave”
-
Firma kineze blen fermën pranë bazës amerikane të Forcave Ajrore
-
Hill: Jam i zhgënjyer me ritmin e dialogut, SHBA-të e mbështesin Ballkanin e Hapur