Biznes

Del në treg Coca-Cola e ëndrrave


Coca-Cola ka nxjerrë shijen më të fundit eksperimentale me kohë të kufizuar.

Quhet Dreamworld.

“Donim të krijonim një pije të frymëzuar nga ëndrrat që ishte e dallueshme, por me shenja shtesë që sjellin gjallërinë dhe shkëlqimin e ëndrrave”, ka treguar një zëdhënës i kompanisë.

Ai ka treguar se frymëzimi erdhi nga bota e ëndrrave, duke i shtuar shijeve të Coca-Cola-s një nuancë shijesh të gjalla.

Dreamworld është pija e katërt që del nga Coca-Cola Creations, platforma e re e inovacionit të Coke që fokusohet në artikujt me kohë të kufizuar me një komponent digjital.

Një mënyrë që kompania të fokusojë vëmendjen te produkti i saj kryesor, teksa përpiqet të sjellë lojtarë dhe audiencë më të re në grup.

Më parë, Coca-Cola e përgjysmoi portofolin e saj duke hequr dorë nga produktet e dashura si Tab.

Me më pak produkte, është bërë edhe më e rëndësishme që kompania të rrisë interesin për Coca-Cola.

Mirëpo, shitjet e pijeve të gazuara të rregullta po pakësohen në të gjitha kompanitë e pijeve joalkoolike, kështu që Coca-Cola duhet të jetë kreative.

Produkte si Dreamworld, të cilat reklamojnë një koncept dhe jo një shije, janë një mënyrë e mirë për ta sjellë kompaninë në qendër të vëmendjes.

Çdo shije e Coca-Cola Creations prezantohet së bashku me një përvojë të specializuar në internet.

Në këtë drejtim, Dreamworld nuk bën përjashtim.

Kanaçet dhe shishet e Dreamworld vijnë me kode QR që ofrojnë akses në një “përvojë muzikore” virtuale, të realitetit të shtuar, ku njerëzit mund të dëgjojnë muzikë nga një avatar DJ dhe të luajnë lojëra.

Po ashtu konsumatorët mund të marrin veshje digjitale të frymëzuara nga Dreamworld që avatarët e tyre t’i veshin.

Njerëzit që duan të provojnë Dreamworld mund ta blejnë atë në SHBA dhe Kanada duke filluar nga 15 gushti, për një kohë të kufizuar.

Produkti do të jetë i disponueshëm në varietete të rregullta dhe me zero sheqer.

Marrë nga “CNN”, përshtatur për “Albanian Post”.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore