Kosova

Deklarohet i pafajshëm shqiptari i akuzuar për krime lufte në Izbicë


Gjykatën Themelore në Prishtinë.

I akuzuari Muhamet Alidemaj, është deklaruar i pafajshëm për akuzën për krime lufte kundër popullsisë civile në fshatin Izbicë.

“Po i kam kuptuar. Nuk kam çka me sqaru. I pafajshëm jam për të gjitha pikat e aktakuzës. 100% jo por 1000%”, ka thënë Alidemaj.

Ndërsa, mbrojtësi i të pandehurit, Muhamet Alidemaj, Vaslije Arsiç e ka mbështetur deklarimin e tij.

Mbrojtësi i të pandehurit, Muhamet Alidemajt, Vaslije Arsiç, e mbështeti deklarimin e tij.

Më 29 mars, Prokuroria Speciale e Kosovës, kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet M.A, i nacionalitetit shqiptar, me vendbanim në Beograd, shtetas i Republikës së Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

Prokuroria Speciale përmes një komunikate për media ka njoftuar se rasti ka të bëjë me Masakrën e Izbicës, e cila ka ndodhur më 28 mars të vitit 1999, në fshatin Izbicë të Komunës së Skenderajt.

Gjithashtu, janë siguruar prova materiale si video incizime, raporte të autopsisë dhe dëshmi të tjera, të cilat dëshmojnë se me datë 28 mars 1999, në fshatin Izbicë, u vranë popullsia civile e pafajshme.

Alidemaj akuzohet se gjatë vitit 1999 bashkë me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, me dhunë i ndanë gratë dhe fëmijët dhe dhunshëm i detyrojnë që të shkojnë në drejtim të Shqipërisë, ndërsa burrat e mbetur i ekzekutojnë me armë automatike duke i vrarë 130 persona.

Prindërit e Muhamet Alidemajt, nga fshati Kërrninë e Istogut, për herë të parë kishin folur publikisht, rreth rastit për të cilin djali i tyre u akuzua nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Dyshimet e prokurorisë se Muhamet Alidemaj ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës më 28 mars të vitit 1999, nëna e tij i hedh poshtë kategorikisht për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore