Lajme

Deklaratat e Bislimit kundër Kushtetueses janë alarmante dhe të rrezikshme, thotë Çitaku


Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e shqetësuar pas deklaratave të zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimit, në raport me punën e Gjykatës Kushtetuese.

Bislimi, në një intervistë për mediumin serb me seli në Kosovë, Radio Gorazhdevac, duke komentuar punën e Gjykatës Kushtetuese potencoi se organi më i lartë i drejtësisë në Kosovë “është i njohur për marrjen e vendimeve të diskutueshme” dhe se “Kushtetuesja është produkt i një mjedisi korruptiv”.

E sipas ish-ambasadores deklaratat e tilla përpos skandaloze, janë edhe alarmante e të rrezikshme marrë për bazë faktin se po artikulohen nga numri dy i qeverisë.

“Demokracia dhe rendi kushtetues janë në rrezik nga prirjet rrënuese dhe totalitare të kësaj klase qeverisëse.

“Deklarata e Besnik Bislimit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhënë ‘Radio Gorazhdevacit’ do të mund të quhej skandaloze nëse Besniku do të ishte vetëm një qytetar pa funksion publik i republikës sonë. Por, kur një ZVKM në detyrë shprehet me gjuhë të tillë kundër gardianit të Kushtetutës, është alarmante dhe e rrezikshme. Demokracia dhe rendi kushtetues janë në rrezik nga prirjet rrënuese dhe totalitare të kësaj klase qeverisëse”, ka shkruar ajo në platformën sociale në Facebook.

Bislimi: Kushtetuesja është produkt i një mjedisi korruptiv, është e njohur për marrjen e vendimeve të diskutueshme

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore