Sport

De Gea: Nuk është koha të mendojmë për kontrata, kemi ndeshje të madhe të enjten


Portieri i Manchester United, David de Gea, ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij, pasi ai hyn në muajt e fundit të kontratës së tij në Old Trafford.

De Gea është në bisedime për zgjatjen e marrëveshjes së tij, e cila përfundon në qershor. Por, duke folur përpara ndeshjes së United-it në Europa League kundër Sevilla-s të enjten, spanjolli këmbënguli se fokusi i tij i vetëm është te përballja.

“Mendoj se është koha që të fokusohemi vetëm në lojëra sepse ne luajmë shumë ndeshje radhazi”, tha ai. “Nuk është koha për të humbur fokusin dhe për të menduar për kontratat. Mendja ime është të vazhdoj dhe të luaj në maksimumin tim”.

Para dy javësh, De Gea ishte deklaruar se është i lumtur te Manchester United.

“Kam qenë këtu për shumë vite, duke shijuar çdo moment në këtë klub duke luajtur shumë ndeshje”, tha De Gea për Sky Sports.

“Sigurisht që është fantastike të jesh këtu, është një klub masiv dhe unë e dua klubin dhe sigurisht jam shumë i lumtur këtu”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore