Futboll

David Alaba mbron veten ndaj kritikave


Humbja 3-2 e Bayern Munich-ut kundër Borussia Monchengladbach, të premten e kaluar, ka nxitur kritika të shumta mbi aftësinë e mbrojtësit Australian, David Alaba.

Që kur u tranferua nga TFG Hoffenheim, Alaba ka qenë element thelbësor në mbrojtjen Bayern-it për thuajse 10 vjet tashmë.

Alaba-së i skadon kontrata në fund të qershorit dhe pritet të tranferohet falas jashtë Alianz Arena-s.

Sidoqoftë, 28 vjeçari nuk ka qenë në formën e tij më të mirë muajt e fundit në Bundesligë. Ky fakt përkon dhe me gjendjen jo të mirë të Bayern-it në klasifikim.

Ekipi i Hans Flick, traineri i Bayern Munich-ut ka pësuar 24 gola në 15 takime të këtij sezoni në Bundesligë dhe ndonëse renditet i pari në klasifikim, shënon bilancin më të keq të gjashtë vendeve të para.

I pyetur për ‘Bild’ në lidhje me gjendjen e tij te Bayerni, si dhe për raportin e drejt-për-drejt të përformancës së tij me situatën që po kalon klubi, Alaba është shprehur:

“Absolutisht jo. Unë nuk mendoj se gjerat po shkojnë aq keq për mua këtë sezon dhe për me tepër nuk kam ndryshuar as stilin e lojës krahasuar me vitin që shkoi.

E kam thënë shumë herë e po e them prap: Për mua, e vetmja gjë që ka rëndësi është një tjetër sezon i suksesshëm për Bayern-in. Por, ne ende jemi në vend të parë të klasifikimit dhe jam i sigurt se do t’I fitojmë ndeshjet e rradhës”, mbylli Alaba./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore