Kultura

Darka në Emaus: Një simbol i koduar fshihet në kryeveprën e Caravaggio-s


Darka në Emmaus e Caravaggio-s përmban njё trung në shportën e thurur që pasqyron një emblemë të krishterë nëntokësore, shkruan artikulli i BBC.

Megjithëse sy të panumërt janë mrekulluar nga drama misterioze, ky detaj kishte kaluar pa u vërejtur në katër shekuj, që kur piktura u porosit nga fisniku italian, Ciriaco Mattei, në vitin 1601.

Degëza e dalë nga gërsheta e endur e enës së frutave është një defekt i rafinuar. Defekt që mund të zbërthejë kuptimin e vërtetë të veprës.

Piktura tregon momentet para se Krishti tё zhdukej nga bota.

Në çastin midis zbulimit dhe zhdukjes, Caravaggio çel një pjesё tё botës tjetër.

Në të majtë të shportës, tregohet xhaxhai i Krishtit, Kleopas, i cili hidhet nga karrigia i panikosur nga habia e asaj qё po ndodhte.

Në anën tjetër tё xunkthit, në të djathtën tonë, Luka hap krahët gjerë, duke riformuluar qëndrimin në kryq të Krishtit, në momentin e dhimbshёm tё vdekjes sё tij.

Ndërkohë, bujtinari qё qëndron pranë tij, dëgjon të njëjtat fjalë që Krishti u ka thënë dishepujve të tij, në pamundësi për të kuptuar domethënien e tyre.

Caravaggio ishte shumë i kujdesshёm nё vendosjen e koreografisё sё kësaj skene të jashtëzakonshme.

Reagimet e kundërta të personazheve bёjnё tё mundur nxjerrjen e fuqisё sё pikturёs.

Caravaggio ishte shumë i vetëdijshëm se një pikturë ka potencialin të tejkalojë kufizimet e një sipërfaqeje statike.

“Piktori i ka bërë vetes një seri pyetjesh të drejtpërdrejta dhe tё lidhura me historinё”, tha Andrew Graham Dixon në biografinë e tij pёr Caravaggio: A Life Sacred and Profane.

Çfarë ndodh në momentin e një mrekullie? Si mund të tregohet? A duhet që Krishti i ringjallur të vijë papritmas mes nesh? Si duken gjërat në të tilla momente?

Një mjeshtër i dritës dhe errësirës që përdorte furçën e tij si një shkop magjistari, Caravaggio ishte aq i vetëdijshëm sa çdo artist mund tё ketё qenë ndonjëherë.

Një pikturë ka potencialin të tejkalojë kufizimet e një sipërfaqe statike dhe tё bëhet platformë për tejkalim.

Ndërprerja në endjen e kashtës që në mënyrë subliminale tërheq vëmendjen formon papritur peshkun “Ichthys”, simbolikë e lashtë krishtere.

Sipas traditës së hershme kishtare, emblema Ichthys, e cila daton që nga Shekulli II si një shenjë e besimit të krishterë, u përdor si një lloj riti në të cilin pasuesit shtrëngonin duart në fshehtësi.

Për të qenë i sigurt se dikush ishte në shoqërinë e një kishtari tjetër, një hark gjysmë rrethor vizatohej në tokë.

Nëse atij gjesti i bashkohej një hark tjetёr-duke formuar kështu skicën e peshkut-riti i heshtur i njohjes së sundimit të Krishtit konsiderohej i dyanshëm.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore