
Personazhi i famshëm i mediave sociale dhe biznesmeni, Dan Bilzerian, i ka shokuar njerëzit me postimin e tij të fundit.
Fenomeni i rrjeteve sociale, ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet përkrah një vajze duke ecur në altarin e zbukuruar me lule, në rivierën franceze.
Në fotografinë e publikuar, 41 vjeçari shihet me një kostum të zi elegant, ndërsa partnerja e tij ka përzgjedhur një fustan ngjyrë ulliri dhe mban në duar lule të bardha.
“Më në fund e bëra”, shkruhet në mbishkrimin e fotos, e cila lë të kuptohet se ai i ka dhënë fund beqarisë.
Megjithatë ky postim nuk ishte aq bindës për shumicën e ndjekësve të tij.
Teoritë janë aktualisht të shfrenuara dhe komentet variojnë nga ato të zakonshmet “më në fund ke veshur pantallona” deri te ato konspirative “nuk ka mundësi”, “gënjeshtra”.
Kishte edhe të tjerë që u lumturuan me lajmin, “faleminderit zotit, më pak konkurrencë” .
Rikujtojmë se Bilzerian është një lojtar pokeri armeno-amerikan, biznesmen dhe ndikues i mediave sociale, gjithashtu numëron plot 32.9 milion ndjekës në faqen e tij zyrtare në Instagram.
Përveç kësaj, ai ka marrë pjesë edhe nëpër filma me role dytësore si në: “Lone Survivor”, “War Dogs” dhe “The Equalizer”.
/Albanianpost.com
-
Fituesi i dytë i NIMI TV nga Italia është me fat? Bën aksident me veturë përgjatë udhëtimit në Shqipëri dhe pas 10 ditëve është fitues i veturës DACIA SANDERO!
-
Shumë yje, akoma më shumë miliona – të famshëm e pasanikë mblidhen në Saint Tropez
-
Renditja e atleteve të Kanye West, nga më të këqijat në më të mirat
-
Arrestohet 22 vjeçarja pasi dyshohet se plagosi Vali Corleone-n
Lajmet kryesore
-
Emigrantët që do kthehen në Shqipëri – nuk do udhëtojnë më për në Britani, thotë ambasadori britanik
-
The Times: Turizmi në Shqipëri, në nivelet e Greqisë dhe Kroacisë
-
Salman Rushdie, pas operacionit kirurgjik, merr frymë me ventilator dhe nuk është në gjendje të flasë
-
Hill: Asociacioni të vendoset në tryezë dhe të bisedohet seriozisht për të