Jetesë & Stil

Dalin në pah pretendime të reja se “Marilyn Manson ishte maniak seksual”


Marilyn Manson - Këngëtar i muzikës rok

Legjenda e muzikës rok, Marilyn Manson, i njohur për akuzat e tij mbi ngacmimet dhe abuzimet seksuale, thuhet të kishte një kontroll obsesiv ndaj grave me të cilat ai takohej, duke i mbyllur ato në një dhomë të mbyllur të incizimit të zërit.

Kështu të paktën pretendon, hetimi nëntë-mujor i prestigjiozes “Rolling Stone”, i publikuar së fundmi, ku dyshohet se Manson e ktheu studion muzikore të apartamentit të tij në Hollywood në një dhomë torture të quajtur “Dhoma e vajzave të këqija”, ku ai “i dëboi” të dashurat e tij dhe i ndëshkoi mbi “shkeljet më të vogla të perceptuara”.

Ish-asistentja e Manson, Ashley Walters, e cila e ka paditur atë për sulm seksual, po pretendon se ylli i hitit “Beautiful People”, “gjithmonë bënte shaka dhe mburrej për dhomën”.

Ashley Walters dhe Marilyn Manson.

Por, një tjetër ish-asistent i tij, Ryan Brown, mohoi të kishte parë ndonjëherë ndonjë grua të mbyllur në “Dhomën e vajzave të këqija”, duke shtuar se kishte dëgjuar diçka të tillë, por personalisht vetë nuk e kishte parë.

Manson, tani 52 vjeç, thuhet se konfirmoi vetë ekzistencën e dhomës, duke theksuar në një intervistë për një revistë në vitin 2012 se – “nëse dikush është i keq, unë mund ta mbyll brenda asaj dhome, e cila është e papërshkueshme nga zëri”.

Ish-e dashura e Manson, Ashley Morgan Smithline, e cila e ka akuzuar artistin për përdhunim dhe abuzim gjatë marrëdhënies së tyre dyvjeçare, pati pretenduar po ashtu se ajo ishte një nga gratë e detyruara të qëndronte brenda dhomës.

Ashley Morgan Smithline.

“Në fillim, ai e bëri të tingëllojë mirë. Pastaj, ai e bëri atë të tingëllonte shumë ndëshkuese. Edhe sikur të bërtisja, askush nuk do të më dëgjonte”, pati thënë ajo për “Rolling Stone”.

Smithline kishte thënë se hapësira ishte sa madhësia e dhomës së zhveshjes së një dyqani të madh, ndërkaq pati zbuluar se gjithçka që Manson donte, ishte “lufta”.

“Mësova të mos e luftoja, sepse kjo po i jepte atij atë që donte. Unë thjesht shkova diku tjetër në kokën time”, pati thënë ajo.

Morgan Smithline pretendon se Manson e përdhunoi dhe abuzoi me të gjatë marrëdhënies së tyre dyvjeçare, pa pushim, duke besuar se ajo “i mbijetoi një përbindëshi”.

“Dhoma e vajzave të këqija” me sa duket nuk ishte i vetmi vend i mjerueshëm i banesës së Manson.

Sipas “Rolling Stone”, tavolina e Manson ishte zbukuruar me gjak dhe foto të prera nga revistat pornografike.

Marilyn Manson.

“Kishte gjak dhe porno kudo” pohoi një burim që vizitoi apartamentin.

Të tjerë kujtuan një mesazh të lyer me spërkatje mbi shtratin e Mansonit ku shkruhej “AIDS”.

Sipas raportit, apartamenti ishte vendi ku kandidati për “Grammy “dyshohet se shkaktoi” akte të përsëritura të abuzimit mendor, fizik dhe seksual që kanë lënë viktimat e tij me periudha ankthi, depresioni, sulme paniku dhe PTSD”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore