Lajme

Daçiç e përjetëson devotshmërinë ndaj Vuçiçit – “Sa të jem gjallë, kurrë s’bëhem kundër tij”


Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, e ka përjetëzuar devotshmërinë e tij politike ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke thënë se “sa të jem gjallë, partia që drejtojë unë kurrë nuk futet në koalicione kundër tij”.

Pas spekulimeve se Partia Socialiste Serbe do të bëjë aranzhime koalicione me opozitën, Daçiç tha se “në asnjë mënyrë nuk hyjmë në ndonjë qeveri që s’përbëhet nga SNS (Partia që drejton Vuçiçi)”.

“Nëse ndokush nga partia vërtetë ka në mend të futet në ndonjë pjesë të marrëveshjeve me Dragan Gjillash, ai njeri menjëherë duhet ta përjashtojë veten nga Partia Socialiste”, tha Daçiç.

“Sa të jemë unë kryetar i partisë sime, sa të jem unë gjallë, kurrë nuk do të ndodh një gjë e tillë që ne të futemi në koalicion kundër Vuçiçit”, përfundoi ai për Informer.rs.

Zgjedhjet Parlamentare në Serbi do të mbahen në prill të 2022-tës.

Në vitin 2020 në zgjedhjet e qershorit në Serbi, opozita s’kishe marrë pjesë në zgjedhje duke i bojkotuar me pohimin se janë “zgjedhje të rrejshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore