Teknologji

Çuditë nuk kanë fund, majmuni shfaqet duke luajtur video-lojëra


Startup i çipave të trurit, i sipërmarrësit multi-miliardar Elon Musk, të premten e 9 prillit zbuloi ​​ pamje, ku dukej një majmun teksa po luante një video-lojë të thjeshtë pasi i kishin implantuar teknologjinë e re.

Në videon treminutëshe nga Neuralink, shfaqet Pager, një makaka mashkull me çipa të ngulitur në secilën anë të trurit të tij, duke luajtur Mind Pong.

Ai është stërvitur për ta lëvizur levën.

Ndonëse ajo ishte e hequr nga priza, Pager e kontrollon lëvizjen thjesht duke menduar dorën që lëviz lart ose poshtë.

“Produkti i parë i Neuralink do të lejojë dikë me paralizë që të përdorë më shpejt me anë të mendjes së tij një smartphone, sesa dikush që përdor gishtat e mëdhenj”, shkruante Musk të enjten.

Neuralink punon duke regjistruar dhe dekoduar sinjalet elektrike nga truri, teksa përdor më shumë se 2 mijë elektroda të implantuara në rajone të korteksit motorik të majmunit, që të koordinojnë lëvizjet e duarve dhe krahëve, tha audio e videos.

“Duke përdorur këto të dhëna, ne e kalibrojmë dekoderin, duke modeluar matematikisht lidhjen midis modeleve të aktivitetit nervor dhe lëvizjeve të ndryshme të levës që ato prodhojnë”.

Bashkëthemeluar nga Musk në 2016, Neuralink me bazë në San Francisko synon të implantojë çipat kompjuterike të trurit për të ndihmuar në kurimin e kushteve neurologjike si Alzheimer, demencës dhe dëmtimet e palcës kurrizore.

Gjithashtu edhe bashkimin e njerëzimit me inteligjencën artificiale, megjithëse teknologjia është ende në fazat e saj të hershme.

Në gusht të vitit 2020, Musk zbuloi një derr me një implant të çipit Neuralink, të cilin e përshkoi si “një Fitbit në kafkën tuaj”.

Në korrik të 2019-s, Neuralink tregoi një dizajn që përfshinte mbjelljen e “fijeve” të vogla të elektrodës në tru, si dhe një pajisje tjetër pas veshit.

Musk ka një histori të mbledhjes së ekspertëve të ndryshëm për të zhvilluar teknologji të kufizuar më parë nga laboratorët akademikë, përfshirë raketa dhe automjete elektrike, përmes kompanive të tilla, si Tesla Inc dhe SpaceX.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore