Shqipëria

Çuçi: Sulmi kibernetik dhe lufta kundër krimit në fokus të një Shqipërie të sigurt


Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Bledi Çuçi, mëngjesin e 24 nëntorit ka zhvilluar një takim konsultativ me donatorët, ku theksi u vendos te lufta kundër krimit – veçanërisht pastrimi i parave dhe krimi kibernetikë – për një Shqipëri të sigurt.

“Ky takim është pjesë e dialogut të vazhdueshëm në kuadër të përpjekjeve në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha Ministri.

Çuçi bëri me dije se në bashkëpunim me sistemin e drejtësisë për nëntë muaj janë sekuestruar mbi 18 milionë euro – asete kriminale.

“Me Ministrinë e Drejtësisë, të Punëve të Jashtme, Financave dhe Ekonomisë, SPAK, BKH dhe Prokurorinë e Përgjithshme kam besim se një numër projektesh të tjera do t’i çojmë përpara”.

“Rezultate tregojnë se falë bashkëpunimit dhe partneriteti veçanërisht me BE-në dhe shtetet anëtare si edhe SHBA-të është bërë e mundur rritja e kapaciteteve në luftën kundër krimit”, vijoi Çuçi në fjalën e tij.

Ai u ndal dhe te buxheti për vitin 2022 ku ritheksoi se është rritur me 4% dhe 80 % e sa do të shkojë për Policisë e Shtetit.

“Programi ynë është shumë serioz. Gjithashtu me rëndësi është përmirësimi i kapaciteteve njerëzore, kemi besim se Akademia do të vazhdojë të mbështetet nga donatorët”, ravijëzoi ai.

Në përfundim ministri Çuçi tha se pjesë e këtij programi është edhe riorganizimi i “Departamentit të Policisë Kriminale me synimin për të kryer hetime më proaktive”.

Pjesë e këtij takimi ishte dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca dhe ajo e SHBA-ve Yuri Kim.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2022 për rendin publik, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar tre pikat: Lufta kundër krimit, siguria rrugore dhe rritja e standardeve.

Sipas Ramës, është bërë progres i dukshëm në luftën kundër krimit. Megjithatë, ka ende shumë të për bërë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore