Sport

Cuadrado mbërrin te Inter-i për vizitat mjekësore


Juan Cuadrado ka mbërritur në CONI për të përfunduar testet mjekësore me Inter-in përpara se të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me zikaltrit.

Pas testeve mjekësore, kolumbiani do të transferohet si agjent i lirë në “Stadio Meazza”, pasi që e përfundoi kontratën me Juventus-in më 30 qershor.

Ai kishte mbërritur në aeroportin Linate të martën në mbrëmje dhe iu nënshtrua pjesës së parë të kontrolleve të mërkurën në mëngjes.

Ai tani është duke përfunduar ekzaminimin e tij mjekësor në CONI përpara se të nënshkruajë kontratën e tij me rivalët kryesorë të Juventus-it.

35-vjeçari po konsiderohet një “tradhtar” nga tifozët bardhezi, duke pasur parasysh vitet që kaloi në Juventus.

Cuadrado luajti për 314 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Juve-s, prej të cilave kishte shënuar 26 gola dhe kishte dhuruar 65 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore