Përballje

Cristiano Ronaldo shënon gol të bukur, Al Nassr merr fitore të rëndësishme


Cristiano Ronaldo është rikthyer te goli, derisa e ka realizuar një të bukur në ndeshjen që skuadra e tij, Al Nassr, e fitoi me rezultat 3:2 ndaj Al-Shabab.

Skuadra e Ronaldo-s ishte duke e humbur me dy gola epërsi këtë ndeshje gjatë pjesës së parë, derisa në minutën e 44-të, e ngushtoi epërsinë Anderson Talisca.

Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Abdulrahman Ghareeb e barazoi rezultatin për Al Nassr.

Ndërsa, tetë minuta më vonë, ylli portugez e shënoi golin për 3:2, duke u asistuar nga braziliani, Luiz Gustavo.

Goli i Ronaldo-s ishte sikur në kohët e vjetra kur ai shënonte, derisa portieri kundërshtar nuk pati gjasa për të reaguar.

Me këtë fitore, Al Nassr ka 63 pikë në vendin e dytë, tre më pak se Al-Ittihad e vendit të parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore