Sport

Cristiano Ronaldo ka një dedikim special për tifozët e Messit në Arabi


Cristiano Ronaldo u ngacmua nga tifozët e Al Hilal, të cilët brohoritën emrin e Lionel Messi-t pas humbjes së Al Nassr të premten.

Al Hilal shkoi shtatë pikë përpara në krye të tabelës së Ligës Pro Saudite pasi mposhti rivalët për titull Al Nassr 3-0.

Golat e Sergej Milinkoviç-Savic dhe një dygolësh nga Aleksandar Mitrovic siguruan fitoren e Al Hilal.

Dhe tifozët vendas shpejtuan ta tallnin Ronaldo-n me brohoritje për rivalin e tij të gjatë Lionel Messi, duke shkaktuar një reagim gazmor nga pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Në përgjigje të talljeve, Ronaldo dërgoi puthje drejt turmës, duke buzëqeshur ndërsa zbriste për në tunel.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore