Lajme

Cramon: “Nuk jam vetëm Raportuese për Kosovën, jam edhe Raportuese në hije për Serbinë”


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Deputetja nga rradhët e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, si dhe Raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon, në një intervistë dhënë për mediumin serb “Nova”, ka thënë se Kosova duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

“Të gjithë zakonisht më prezentojnë vetëm si Raportuese për Kosovën, por unë gjithashtu jam edhe Raportuese në hije për Serbinë”, është përgjigjur ajo.

“Obligimi im institucional është që t’i shoh me kujdes të gjitha zhvillimet në vend dhe në rajon”.

Pyetur se cila është “mesazhi i saj ndaj autoriteteve të Prishtinës”, ajo tha se “sundimi i ligjit nuk mund të zbatohet në mënyrë selektive”.

“Në këtë rast”, thotë Cramon, “është një vendim i gjykatës dhe ai duhet të respektohet”.

“Ne vazhdimisht e kemi përsëritur këtë thirrje ndaj Qeverisë në Prishtinë që ta pranojnë atë vendim. Edhe në takimin e fundit ua kemi thënë”, deklaroi ajo.

Ndërsa akuzave të Presidentin të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministres Ana Bërnabiç se ajo “është mashtruese”, ajo tha se “kjo më shumë flet për ta sesa për mua”.

“Nuk i marr gjërat personalisht, por si konkurrencë politike”.

“Është mirë që ata i marrin mesazhet e mia seriozisht, por do të doja edhe më shumë që të kemi dialog real ku do të shprehnim gjërat që janë të mira për Serbinë”.

“Kurrë s’i kam sulmuar personalisht Presidentin dhe Kryeministren”, deklaroi Cramon.

“Unë kam folur për gjëra teknike dhe çështje politike”.

“Nëse ata mendojnë që është më mirë të më sulmojnë personalisht”, theksoi Viola con Cramon, “edhe le ta bëjnë”.

“Kjo nuk është mënyrë e imja e komunikimit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore