Lajme

“COVID-i nuk është më pandemi, më pak vdekjeprurës se gripi”


Një pandemi ka katër karakteristika.

Është një sëmundje që përhapet me shpejtësi globalisht, nxitet nga një agjent i ri ngjitës, befason një njerëzim të zbuluar nga pikëpamja imune dhe nuk ka as ilaçe dhe as masa parandaluese të afta për ta luftuar.

Virologu Giorgio Palù, president i agjencisë italiane Aifa të barnave, i është përgjigjur pyetjes nëse COVID-i nuk është më pandemi.

“Le të ndalojmë së përdoruri këtë term nga pikëpamja virologjike dhe semantike. Do të thotë përhapje e një sëmundjeje infektive në një emblemë të urgjencës sociale të vazhdueshme, pavarësisht nga patologjitë e tjera më me ndikim”.

Por nëse nuk është një pandemi, çfarë është?

“Nuk është as endemike. Po flasim për një virus që në këtë fazë ruan një qarkullim të gjerë në popullatën e zonave të gjera të globit. Nuk do ta shpëtojmë kurrë. Do të vazhdojë të jetë e pranishme me kulme në stinën e dimrit së bashku me viruset e tjera respiratorë”.

Ama dhjetëra njerëz vdesin çdo ditë nga COVID-i.

Për virologun, COVID-i tani është më pak vdekjeprurëse se gripi që këtë javë, së bashku me infeksionet e tjera të frymëmarrjes, ka një incidencë pesë herë më të lartë.

Nga 100 raste, rreth gjysma janë për shkak të llojit të gripit të tipit A, dhjetë për qind nga Sars Cov 2 dhe 30-40 për qind nga viruset e tjera sezonale, sipas tij.

Nga ana tjetër, ai ka folur edhe për rëndësinë e vaksinimit.

“Vazhdon të jetë thelbësore për të mbrojtur kategoritë në rrezik, nëse nuk do të kishte qenë, nuk do të ishim këtu duke folur për të”, ka thënë ai.

Palù ka këmbëngulur se edhe nëse vaksina nuk mbron plotësisht kundër infektimit, ajo është një mburojë 80-90 për qind ndaj sëmundjeve të rënda.

Kurse për mbajtjen e maskës, ai ka sugjeruar që të vazhdojë në vende të mbushura me njerëz, në transport publik, në mjedise shtrimi dhe kujdesi.

“Jo vetëm për nevojat e shëndetit publik, por mbi të gjitha për të përmbushur një detyrë sociale dhe etike. Mbroni më të dobëtit”, ka apeluar ai.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore