Kampionate

COVID-19 prek Kombëtaren gjermane, një pozitiv dhe katër në karantinë


Menaxheri i përgjithshëm i ekipit kombëtar të Gjermanisë,  Oliver Bierhoff-i, ka konfirmuar gjatë një konference për shtyp këtë të martë se te panzerat një lojtar ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19 dhe katër të tjerë i janë nënshtruar karantinimit të detyrueshëm.

Niklas Sule, Joshua Kimmich, Serge Gnabry, Jamal Musiala dhe Karim Adeyemi janë lojtarët që do i mungojnë Gjermanisë për dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, Katar 2022.

Gjermania do të ndeshet me Lihtenshtajnin më 11 nëntor dhe me Armeninë më 14 nëntor.

Sule ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe të pestë lojtarët që kishin kontakt më të ngushtë me njëri-tjetrin janë dërguar në shtëpi.

Përpos pesë lojtarëve të sipërpërmendur, Gjermanisë do i mungojë edhe Florian Wirtz-i, pasi u dëmtuar.

Për të zëvendësuar lojtarët që mungojnë u ftua Jonathan Tah i Bayer Leverkusen-it, si dhe pritet që të thirren, Kevin Volland i Monaco-s, si dhe dyshja e Wolfsburg-ut, Maximilian Arnold dhe Ridle Baku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore