Lajme

COVID-19 dhe ndryshimet klimatike rëndojnë financat e Gjermanisë


Pandemia ka krijuar një boshllëk në buxhetin e Gjermanisë, i cili pas bilanceve duket po mbyllet me më shumë kredi të reja.

Mali i borxhit të qeverisë së re është rritur në mbi 1.4 trilionë euro dhe më shumë para do të nevojiten në vitin 2022.

Një nga aktet e para zyrtare nga ministri i ri gjerman i Financave, Christian Lindner, ishte diçka si një kthesë.

Pesë ditë pasi u betua në këtë post, Lindner – kryetari i Demokratëve të Lirë neoliberalë (FDP) – paraqiti një projektligj buxhetor suplementar në Parlament që, vetëm disa muaj më parë, kur ishte ende në opozitë, e dënoi si krejtësisht të pabazë.

Tani, ai propozoi transferimin e asaj që ka mbetur në kreditë pandemike në vitin 2021 për të shkuar drejt investimeve në mbrojtjen e klimës.

Selia e “Deutsche Bank” në Frankfurt, Gjermani.

Një total prej 240 miliardë eurosh (270 miliardë dollarë) hua ishin miratuar për kreditë e vështira dhe rreth 60 milionë euro kanë mbetur, të cilat Lindner dëshiron t’i transferojë në Fondin e Energjisë dhe Klimës.

Këto para janë për të ndihmuar me “transformimin e një prej kombeve më të mëdha të industrializuara drejt neutralitetit klimatik”, tha ministri i Financave në Bundestag, duke iu referuar edhe një herë qëllimit të deklaruar të qeverisë së re të koalicionit të socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD), të Gjelbrit dhe FDP-ja.

Ministri i Financave të Gjermanisë, Christian Lindner
Plani nuk u ka shkuar mirë

Sipas Federatës Gjermane të Tatimpaguesve është “thelbësisht problematike të krijohen rezerva financiare, duke marrë borxhin dhe më pas të përdoren këto fonde për të financuar projekte në vitet e ardhshme”.

Kristian Demokratët konservatorë (CDU) dhe Unioni Kristian Social (CSU) – të cilët tani janë në opozitë – janë të zemëruar.

“Unë e konsideroj këtë buxhet shtesë si jokushtetues”, tha Christian Haase, zëdhënësi i politikave buxhetore për grupin parlamentar CDU/CSU në Bundestag.

Rishpërndarja e fondeve, tha ai, nuk ishte gjë tjetër, veçse një anashkalim i rregullave të borxhit të parashikuara në Ligjin Bazë, Kushtetutën e Gjermanisë.

“Këtë buxhet suplementar e konsideroj si fillimin e fundit të frenimit të borxhit kushtetues”.

Një qendër testimi për COVID-19 në Frankfurt, Gjermani, të hënën, 27 dhjetor 2021.
Mallkimi i kompromisit

Ministri i Financave gjendet në një situatë të vështirë. Prej vitesh, ai ka bërë presion që Gjermania të rivendosë frenimin e borxhit të parashikuar në Kushtetutë.

Ai përcakton që shteti mund të shpenzojë vetëm aq para sa merr – përveç një linje të vogël krediti për të mbuluar shpenzimet emergjente.

Për shkak të pandemisë së coronavirus-it, e cila kualifikohet si një emergjencë e madhe, frena e borxhit është pezulluar.

Lindner po përballet me kufizimet e paraqitura nga një koalicion qeverisës që do të ketë nevojë për një shumë të madhe parash në vitet e ardhshme për t’u marrë me pasojat e pandemisë – dhe duhet të ndajë urgjentisht fonde për t’u marrë me krizën klimatike.

Pamje nga përmbytjet e 16 korrikut në Gjermani
Buxheti i ri, borxhi i ri

Në vitin 2022, qeveria federale do të vazhdojë të marrë hua. Në qeverinë e mëparshme nën kancelaren Angela Merkel, në të cilën kancelari i ri Olaf Scholz ishte ministër i Financave, gati 100 miliardë euro borxhe të reja u caktuan për vitin 2022.

Megjithatë, kjo ishte vetëm brenda kornizës së një projektbuxheti që nuk u bë kurrë ligj. Kjo është praktikë standarde në vitet kur ka zgjedhje të përgjithshme, më pas i takon qeverisë së re ose të rishikojë draftin e vjetër ose të hartojë një draft krejtësisht të ri.

Në javët e fundit, parashikimet ekonomike janë ulur gjithnjë e më shumë përballë valës së katërt të pandemisë.

Bankëa Qendrore Evropiane, ECB, në Frankfurt, Gjermani.

Tani vala e pestë, e shkaktuar nga varianti Omicron i virusit, po rrokulliset dhe në mënyrë të parashikueshme do të vendosë një pengesë të mëtejshme në ekonominë gjermane: do të ulë të ardhurat nga taksat dhe do të rrisë përsëri nevojën për ndihmë financiare nga qeveria.

Deri më tani, Pakti Evropian i Stabilitetit ka lejuar vetëm nivelet e borxhit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian prej 60% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (shuma e të gjithë prodhimit ekonomik).

Shumë vende nuk arritën t’i përmbahen këtij kufizimi – në disa raste në mënyrë të konsiderueshme.

Në vitin 2019, Gjermania ishte nën 60% për herë të parë që nga viti 2002. Në vitin 2020 ajo arriti sërish mbi 68% dhe tendenca po rritet.

Marrë nga Deutsche Welle, përshtatur për Albanian P0st!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore